Zgjerohet Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, tani me 12 porta

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” po zgjerohet. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar se nga tetë porta që ishin deri më tani, aerporti do t’i ketë gjithsej 12 porta, me një sipërfaqe shtesë prej 1 mijë e 200 m2. “Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” po rritet e zgjerohet. Për të gjithë udhëtarët […] The post Zgjerohet Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, tani me 12 porta appeared first on Albinfo.

Zgjerohet Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, tani me 12 porta

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” po zgjerohet.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar se nga tetë porta që ishin deri më tani, aerporti do t’i ketë gjithsej 12 porta, me një sipërfaqe shtesë prej 1 mijë e 200 m2.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” po rritet e zgjerohet. Për të gjithë udhëtarët që fluturojnë përmes tij e veçanërisht për kushte më të mira edhe për diasporën tonë në udhëtimet e tyre. Këtë javë u mbajt ceremonia e inagurimit të punimeve të fundit, ku në kuadër të zgjerimit të infrastrukturës janë ndërtuar dy hapësira të reja e janë shtuar katër porta, me rreth 1300 m2 shtesë ndërtim. Tashmë numri total i portave të fluturimeve mbërrin në 12 nga 8 sa ishin më herët, duke vazhduar me rritjen e kapacitetit të terminalit”, ka shkruar ai, përcjell albinfo.ch.

The post Zgjerohet Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, tani me 12 porta appeared first on Albinfo.