Hungaria: Brukseli udhëheq një politikë të papërgjegjshme migracioni dhe ne po ndëshkohemi

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Hungarisë për Çështjet Evropiane, Barna Pal Zygmond, tha se Brukseli udhëheq një politikë migracioni “të papërgjegjshme”, por se është Hungaria ajo që po ndëshkohet. Ai tha se Bashkimi Evropian duhet të marrë masa kundër migrimit të paligjshëm, sepse sulmet nga emigrantët janë bërë më të shpeshta në qytetet e [...]Read More...

Hungaria: Brukseli udhëheq një politikë të papërgjegjshme migracioni dhe ne po ndëshkohemi

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Hungarisë për Çështjet Evropiane, Barna Pal Zygmond, tha se Brukseli udhëheq një politikë migracioni “të papërgjegjshme”, por se është Hungaria ajo që po ndëshkohet.

Ai tha se Bashkimi Evropian duhet të marrë masa kundër migrimit të paligjshëm, sepse sulmet nga emigrantët janë bërë më të shpeshta në qytetet e mëdha të Evropës Perëndimore dhe shtoi se vendet e Evropës Perëndimore ishin në gjendje të zbatonin vetëm 22 për qind të vendimeve të tyre për dëbim.

“Dhe në Gjermani mediat kryesore të majta-liberale as nuk e lejojnë të diskutohet,” tha ai, duke komentuar sulmet e fundit me thikë në shtetin gjerman të Rhine-Westphalia.

Sipas tij,  modeli hungarez është efektiv dhe theksoi se kërkon vlerësimin e kërkesave për azil, mbrojtje efektive të kufijve dhe veprim vendimtar kundër kontrabandistëve.

Vendimet e dëbimit duhet të zbatohen dhe ndihma duhet të ofrohet aty ku është e nevojshme”, tha ai. Zygmond u shpreh se Hungaria ka shpenzuar më shumë se dy miliardë euro për mbrojtjen e kufijve në përputhje me detyrimet e saj si anëtare e zonës Shengen.

“Por Brukseli na ndëshkoi”, tha ai dhe shtoi se Brukseli dëshiron që Hungaria të pranojë kuotat e emigrantëve dhe të krijojë “kampe emigrantësh”./abcnews.al