Sulmi izraelit/ Reagon lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah

Përgjigja e Hezbollahut ndaj vrasjes së komandantit të lartë të Fuad Shukr u vonua për arsye të ndryshme, siç është mobilizimi masiv ushtarak nga Izraeli dhe SHBA. Kjo ishte deklarata e parë e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah në një fjalim televiziv, përkthyer nga agjencia e lajmeve Reuters. Ai vazhdoi të argumentonte se Hezbollahu vendosi të mos [...]Read More...

Sulmi izraelit/ Reagon lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah

Përgjigja e Hezbollahut ndaj vrasjes së komandantit të lartë të Fuad Shukr u vonua për arsye të ndryshme, siç është mobilizimi masiv ushtarak nga Izraeli dhe SHBA.

Kjo ishte deklarata e parë e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah në një fjalim televiziv, përkthyer nga agjencia e lajmeve Reuters.

Ai vazhdoi të argumentonte se Hezbollahu vendosi të mos përgjigjet ndaj vrasjes duke synuar zonat civile dhe infrastrukturën izraelite.

Ai mohoi se Izraeli shkatërroi mijëra raketahedhës të Hezbollahut. “Operacioni u përfundua siç ishte planifikuar, me saktësi absolute,” vuri në dukje ai.

Sakaq, Nasrallah theksoi gjithashtu se Hezbollahu shënjestroi një bazë të inteligjencës ushtarake 110 kilometra (68 milje) brenda territorit izraelit, e cila ishte 1.5 kilometra (0.9 milje) larg Tel Avivit.

Udhëheqësi i Hezbollahut tha më tej: “Ne dërguam raketa Katyusha për të nxjerrë Kupolën e Hekurt dhe drone për të hyrë në hapësirën ajrore izraelite, më pas njoftuam se Hezbollahu ka vendosur të godasë bazën e inteligjencës ushtarake ku vepron një njësi izraelite e mbikëqyrjes”./abcnews.al