Hynë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon gjashtë persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndryshme, ka ndaluar gjashtë persona të dyshuar në Zubin Potok, të cilët dyshohet se kishin hyrë nga Serbia në Kosovë në rrugë ilegale.   Në të dy rastet, pas intervistimit me vendim të prokurorit është proceduar në procedurë të rregullt. Rasti i parë Fsh. Previ, […]

Hynë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon gjashtë persona
hyne-ilegalisht-nga-serbia-ne-kosove,-policia-ndalon-gjashte-persona

hyne-ilegalisht-nga-serbia-ne-kosove,-policia-ndalon-gjashte-persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndryshme, ka ndaluar gjashtë persona të dyshuar në Zubin Potok, të cilët dyshohet se kishin hyrë nga Serbia në Kosovë në rrugë ilegale.

 

Në të dy rastet, pas intervistimit me vendim të prokurorit është proceduar në procedurë të rregullt.

Rasti i parë
Fsh. Previ, Zubin Potok  06.09.2024 – 13:45. 
 Njësiti policor ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë, në të cilën  ndodheshin  tre të  dyshuar meshkuj  kosovarë, të cilët kanë hyrë nëpër rrugë ilegale nga territori i Serbisë në R. e Kosovës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Rasti i dytë
Fsh. Previ, Zubin Potok  06.09.2024 – 20:57. 
 Njësiti policor ka ndaluar një automjet me targa të Kosovës, në të cilën  ndodheshin tre të  dyshuar meshkuj  kosovarë të cilët kanë hyrë nëpër rrugë ilegale nga territori i Serbisë në R. e Kosovës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.