Kurti foli me Mickoskin për arrestimin e veteranit të UÇK-së në kufirin me RMV: Diskutimin do ta vazhdojnë ministrat e Drejtësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski folën edhe për rastin e arrestimit të veteranit të UÇK-së, Blerim Ramadani më 17 korrik në pikëkalimin kufitar Jazhincë – që e lidh Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut – në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Gjykata në Beograd, përmes INTERPOL […]

Kurti foli me Mickoskin për arrestimin e veteranit të UÇK-së në kufirin me RMV: Diskutimin do ta vazhdojnë ministrat e Drejtësisë
kurti-foli-me-mickoskin-per-arrestimin-e-veteranit-te-uck-se-ne-kufirin-me-rmv:-diskutimin-do-ta-vazhdojne-ministrat-e-drejtesise

kurti-foli-me-mickoskin-per-arrestimin-e-veteranit-te-uck-se-ne-kufirin-me-rmv:-diskutimin-do-ta-vazhdojne-ministrat-e-drejtesise

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski folën edhe për rastin e arrestimit të veteranit të UÇK-së, Blerim Ramadani më 17 korrik në pikëkalimin kufitar Jazhincë – që e lidh Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut – në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Gjykata në Beograd, përmes INTERPOL Serbia, nën akuza për krime lufte.

Kurti nuk dha detaje, por tha se ministrat e Drejtësisë të të dy vendeve do ta vazhdojnë diskutimin.

“Po. Ne e kemi diskutu këtë në takimin që kishim. Nuk ka çështje ose temë të vlefshme ose të rëndësishme që nuk e kemi diskutuar. Pra, ka qenë një takim i hapur, serioz dhe i sinqertë, për shkak se marrëdhëniet e qëndrueshme vetëm kësisoj ndërtohen. Dhe tash atë diskutim që bëmë do ta vazhdojnë ministrat tanë të Drejtësisë, me ç’rast unë jam optimist për të ardhmen”, tha Kurti.

Ai tha se ky “nuk është rasti i parë që na ndodh”.

“Ka pasur edhe në të kaluarën. Dhe unë besoj që aktgjykimet e gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga e kaluara, tregojnë qartë rrugën në të cilën do të ecim në të ardhmen e afërt”, tha ai.

Mickoski tha se do ta përsëriste atë që tha Kurti, se “ministrat e Drejtësisë do të vazhdojnë të bashkëpunojnë jo vetëm për këtë rast, por edhe për rastin ‘Monstra’ gjithashtu”.