I arratisuri Ismet Guri u vetëdorëzua në Polici dhe u dërgua në burgun e Shutkës

Ish-zëvendësdrejtori i Drejtorisë së të Ardhurave Publike (APP), Ismet Guri (60), i cili kërkohej me fletarrest ndërkombëtar, sot pasdite është vetëdorëzuar në stacion policor në Shkup, konfirmoi MPB, transmeton Portalb.mk. Siç bëjnë të ditur Ministria, Guri është paraqitur vetë në stacionin policor “Prolet”, më pas është arrestuar dhe dërguar në burg. “Sot (29.08.2024) në ora […]

I arratisuri Ismet Guri u vetëdorëzua në Polici dhe u dërgua në burgun e Shutkës
Ismet Guri në tubimin e "Grupit të Zjarrit" të BDI-së ku paralajmëruan formim të partisë së re. 17.07.2023, foto: Portalb.mk

Ish-zëvendësdrejtori i Drejtorisë së të Ardhurave Publike (APP), Ismet Guri (60), i cili kërkohej me fletarrest ndërkombëtar, sot pasdite është vetëdorëzuar në stacion policor në Shkup, konfirmoi MPB, transmeton Portalb.mk.

Siç bëjnë të ditur Ministria, Guri është paraqitur vetë në stacionin policor “Prolet”, më pas është arrestuar dhe dërguar në burg.

“Sot (29.08.2024) në ora 13:40 në Shkup është vetëdorëzuar Ismet Guri (60), i cili me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup ishte në kërkim me urdhër ndërkombëtar. Pas kësaj, Gurit i është hequr liria në SPKK Kisela Voda dhe është dërguar në Burgun “Shkupi”, thonë nga MPB.

Ish-zëvendësdrejtori i DAP-it u përfshi në një rast mashtrimi tatimor ku dyshoheshin 15 persona, mes të cilëve biznesmenë dhe inspektorë të Drejtorisë, të cilët akuzohen për disa krime si bashkim kriminal, mashtrim tatimor dhe pastrim parash.

Ndaj tij në fillim të janarit të këtij viti është lëshuar një urdhër ndërkombëtar, pasi policia nuk e ka gjetur në adresën ku po vuante arrestin shtëpiak.

Gjykata e kishte liruar Gurin nga paraburgimi dhe e ka zëvendësuar përkohësisht me masën e arrestit shtëpiak për shkak të terapisë së rregullt për problemet shëndetësore që kishte.

Ndryshe, Ismet Guri së bashku me Ejup Alimin, më 14 korrik të vitit të kaluar, nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit kanë marrë dënime të kundërligjshme me burgim prej tre vjet e gjashtë muaj, në gjykimin e përsëritur të rastit “Titanik 3” për shkatërrimin e materialit zgjedhor.

Gjykimi i përsëritur erdhi pas aktgjykimit të shkallës së parë, por Gjykata e Apelit në Shkup e prishi këtë vendim dhe e ktheu rastin nga fillimi.

Alimi dhe Guri për “Titanik 3” janë akuzuar në qershor të 2017 për krimin e shkatërrimit të materialit zgjedhor. Ata u akuzuan se në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kanë ndryshuar një pjesë të regjistrave të votimit në Çair.

Guri ishte aktivist i shquar i BDI-së, ndërsa pas ndarjes së Izet Mexhitit, iu bashkua Lëvizjes Demokratike