I mbijetoi atentatit gjatë tubimit, Biden telefonon Trumpin

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka telefonuar Donald Trump, pas atentatit me armë zjarri që iu bë këtij të fundit gjatë një tubimi në Pensilvani. Burimet thanë për CNN se telefonata mes dy rivalëve “ishte e shkurtër dhe e respektueshme”. Ky është kontakti i parë i drejtpërdrejtë mes Bajden dhe Trump pas shumë vitesh. Ata […]

I mbijetoi atentatit gjatë tubimit, Biden telefonon Trumpin
i-mbijetoi-atentatit-gjate-tubimit,-biden-telefonon-trumpin

i-mbijetoi-atentatit-gjate-tubimit,-biden-telefonon-trumpin

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka telefonuar Donald Trump, pas atentatit me armë zjarri që iu bë këtij të fundit gjatë një tubimi në Pensilvani.

Burimet thanë për CNN se telefonata mes dy rivalëve “ishte e shkurtër dhe e respektueshme”.

Ky është kontakti i parë i drejtpërdrejtë mes Bajden dhe Trump pas shumë vitesh. Ata u takuan në një debat televiziv muajin e klzuar lidhur me garën për president, por nuk patën asnjë kontakt të drejtpërdrejtë por vetëm përmes moderatorit.

150 metra afër, agjenti i FBI: E habitshme që sulmuesi mundi të qëllonte drejt Trump para se ta vriste Shërbimi…
Më herët Bajden e dënoi sulmin ndaj Trump, duke e cilësuar si “një sulm të sëmurë”.

“Nuk ka vend në Amerikë për këtë lloj dhune. Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë. Ne nuk mund të jemi të tillë”, tha Biden.

Autor i sulmit ishte 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks, i cili u qëllua dhe u vra nga Shërbimi Sekret. Nga të shtënat me armë gjatë tubimit në Pensilvani humbi jetën një person dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.