IKSHPK-ja jep këshilla për kujdes nga kafshimi i gjarprit: Thirr ndihmën e shpejtë, mos e lidhni plagën

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës [IKSHPK] ka dhënë disa këshilla për kujdes nga kafshimi i gjarprit. IKSHPK-ja, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se fillimisht nëse jeni të kafshuar nga gjarpri, duhet të mos lëvizni shumë dhe sa më parë të shtriheni në krahë, ndihma e parë elementi kryesor, si […]

IKSHPK-ja jep këshilla për kujdes nga kafshimi i gjarprit: Thirr ndihmën e shpejtë, mos e lidhni plagën
ikshpk-ja-jep-keshilla-per-kujdes-nga-kafshimi-i-gjarprit:-thirr-ndihmen-e-shpejte,-mos-e-lidhni-plagen

ikshpk-ja-jep-keshilla-per-kujdes-nga-kafshimi-i-gjarprit:-thirr-ndihmen-e-shpejte,-mos-e-lidhni-plagen

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës [IKSHPK] ka dhënë disa këshilla për kujdes nga kafshimi i gjarprit.

IKSHPK-ja, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se fillimisht nëse jeni të kafshuar nga gjarpri, duhet të mos lëvizni shumë dhe sa më parë të shtriheni në krahë, ndihma e parë elementi kryesor, si dhe lëvizni me ngadalë duke u larguar nga gjarpri etj.

“Qëndroni të qetë, lëvizni ngadalë duke u larguar nga gjarpri, shpërlani sytë me ujë të rrjedhshëm në rast se janë prekur nga pshtyma e gjarpërit, lëreni zonën e kafshimit apo plagën të qetë, shtrijeni në krah të kafshuarin nga gjarpri, merrni sa më parë ndihmën e shpejtë etj”, këto janë disa këshilla se cilat veprime duhet të marrim nëse kafshoheni nga gjarpri.

Gjërat të cilat nuk duhet bërë asesi janë: mjekimi i kafshimit me metoda tradicionale, mos të sulmohet gjarpri, mos të fërkohen sytë pasi që mund të shpërndahet helmi, mos e lidhni zonën e kafshimit, mos e pastroni, preni apo thitheni plagën etj.

IKSHPK-ja po ashtu njoftoj se në vendin tonë jetojnë 4 lloje të gjarpërinjve, edhe lloji helmues Vipera Ammodytes i cili njihet si gjarpri i gurit-nëpërka.