Incidenti në Aeroportin e Shkupit thellon edhe më shumë hendekun mes Osmanit dhe Kurtit

Mosmarrëveshjet mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti janë shpërfaqur tash e disa kohë, por ato janë thelluar edhe më shumë ditëve të fundit The post Incidenti në Aeroportin e Shkupit thellon edhe më shumë hendekun mes Osmanit dhe Kurtit appeared first on Albinfo.

Incidenti në Aeroportin e Shkupit thellon edhe më shumë hendekun mes Osmanit dhe Kurtit

Vjosa Osmani rritjen e saj më të madhe politike e shënoi pas largimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke themeluar listën Guxo, me të cilën garoi në zgjedhjet e shkurtit 2021 brenda listës së Lëvizjes Vetëvendosje. Në këto zgjedhje Osmani fitoi mbi 300 mijë vota dhe në prill të po atij viti,ajo u zgjodh presidente falë votave të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Bashkëqeverisja e LVV-së me listën GUXO është duke funksionuar mirë edhe pas pothuaj katër vjetësh në pushtet, por një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për raportet ndërmjet presidentes Osmani dhe kryeministrit.

Viti 2024 karakterizohet për një rivalitet dhe mosdurim të hapur mes tyre.

Kulmi i përkeqësimit të raporteve mes Osmanit dhe Kurtit arriti javën e kaluar (e enjte), kur presidentja e vendit u përball me një incident në aeroportin e Shkupit, me rastin e udhëtimit të saj në Slloveni.

Pesë ditë pas këtij incidenti kryeministri Kurti qëndroi për vizitë zyrtare në Shkup, ku u takua me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Me këtë rast Kurti, duke folur për incidentin që i ka ndodhur presidentes Osmani në aeroportin e Shkupit, ka thënë se ka qenë përvojë e rëndë që ka përjetuar Osmani.

Ai ka thënë se autoritetet e Maqedonisë së Veriut, krerët e shtetit, kanë shprehur keqardhje për rastin dhe se do të ketë raport zyrtar që do ta zbardhë këtë çështje dhe ta kuptojmë se çfarë ka ndodhur.

 

The post Incidenti në Aeroportin e Shkupit thellon edhe më shumë hendekun mes Osmanit dhe Kurtit appeared first on Albinfo.