Rohde bën thirrje për shtensionim

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë të mërkurën se i mbështet plotësisht linjat e kuqe të KFOR-it për urën mbi lumin Ibër. Rohde tha se “veprimet e njëanshme të vitit të kaluar që çuan në lëndimin e ushtarëve të KFOR-it dhe të civilëve” nuk duhen përsëritur. “Mbështesim plotësisht NATO-KFOR dhe vijat e […] The post Rohde bën thirrje për shtensionim appeared first on Albinfo.

Rohde bën thirrje për shtensionim

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë të mërkurën se i mbështet plotësisht linjat e kuqe të KFOR-it për urën mbi lumin Ibër.

Rohde tha se “veprimet e njëanshme të vitit të kaluar që çuan në lëndimin e ushtarëve të KFOR-it dhe të civilëve” nuk duhen përsëritur.

“Mbështesim plotësisht NATO-KFOR dhe vijat e saja të qarta të kuqe, përfshirë edhe ato lidhur me urën e Mitrovicës. Veprimet e njëanshme të vitit të kaluar, që shkaktuan lëndime të ushtarëve të KFOR-it + civilëve, nuk duhen përsëritur. Këshillat ndërkombëtare duhet të merren parasysh. Nevojitet depërshkallëzim i retorikës; mirëpres koordinimin e përmendur prej kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti”, ka shkruar Rohde në platformën “X”.

 

The post Rohde bën thirrje për shtensionim appeared first on Albinfo.