India thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Libani

India paralajmëroi qytetarët e saj të mos udhëtojnë në Liban dhe u bëri thirrje atyre të largohen menjëherë nga rajoni. Ambasada e Indisë në Bejrut publikoi një njoftim në llogarinë e saj në rrjetet sociale X. Në njoftim, qytetarët indianë u këshilluan të mos udhëtojnë në Liban deri në njoftimin e mëtejshëm, duke përmendur tensionet [...]Read More...

India thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Libani

India paralajmëroi qytetarët e saj të mos udhëtojnë në Liban dhe u bëri thirrje atyre të largohen menjëherë nga rajoni. Ambasada e Indisë në Bejrut publikoi një njoftim në llogarinë e saj në rrjetet sociale X.

Në njoftim, qytetarët indianë u këshilluan të mos udhëtojnë në Liban deri në njoftimin e mëtejshëm, duke përmendur tensionet në rritje në rajon ditët e fundit.

Në njoftim, të gjithë qytetarët indianë u thirrën të largoheshin nga Libani dhe ata që do të vazhdojnë të qëndrojnë në këtë vend u paralajmëruan të kufizojnë udhëtimet e tyre dhe të jenë të kujdesshëm.

Sulmi në Majdel Shams

Është bërë e ditur se 12 persona, mes tyre fëmijë humbën jetën dhe 35 persona janë plagosur, 17 prej tyre rëndë, si pasojë e një rakete që goditi fushën e futbollit në qytetin Majdel Shams më 27 korrik në Lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli.

Derisa ushtria izraelite tha se Hezbollahu libanez ishte përgjegjës për sulmin, Hezbollahu mohoi pretendimet se sulmi ishte kryer prej tyre. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmit tha: “Hezbollahu do të paguajë çmim të rëndë që nuk e ka paguar kurrë më parë”.

Ushtria izraelite kreu sulm ajror në jug të Libanit dhe më vonë njoftoi se qëndronte pas shpërthimeve në Bejrut.