Intervistimi i Dejona Mihalit nga Prokuroria Speciale, Haradinaj e ndërlidh me mafinë energjetike

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas raportimeve se po intervistohet Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali. Ai e ka ndërlidhur intervistimin e saj me “mafinë energjetike”, duke thënë se veprimet e fundit të drejtësisë po i japin shpresë popullit për fuqinë e ligjit mbi të gjithë. “Po […]

Intervistimi i Dejona Mihalit nga Prokuroria Speciale, Haradinaj e ndërlidh me mafinë energjetike
intervistimi-i-dejona-mihalit-nga-prokuroria-speciale,-haradinaj-e-nderlidh-me-mafine-energjetike

intervistimi-i-dejona-mihalit-nga-prokuroria-speciale,-haradinaj-e-nderlidh-me-mafine-energjetike

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas raportimeve se po intervistohet Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali.

Ai e ka ndërlidhur intervistimin e saj me “mafinë energjetike”, duke thënë se veprimet e fundit të drejtësisë po i japin shpresë popullit për fuqinë e ligjit mbi të gjithë.

“Po i ngushtohet rrethi Mafisë Energjetike. Veprimet e fundit të drejtësisë në Kosovë po i japin shpresë popullit për fuqinë e ligjit mbi të gjithë. Mafia Energjetike duhet të përballet me ligjin. Shteti ligjor dhe demokracia nuk dorëzohen para strukturave të dyshimta kriminale. Po i ngushtohet rrethi”, ka shkruar Haradinaj.