Irani: Një pjesëtar i Gardës iu vra gjatë sulmit izraelit në Bejrut

Milad Bidi, anëtar i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, është vrarë gjatë sulmit ajror izraelit më 30 korrik që shënjestroi komandantin e lartë të Hezbollahut, Fuad Shukr në Bejrut të Libanit. Duke konfirmuar vdekjen e tij, komandanti i Gardës Revolucionare, Hossein Salami, lavdëroi Bidin për “luftën e tij kundër regjimit kriminal dhe pushtues zionist”, duke [...]Read More...

Irani: Një pjesëtar i Gardës iu vra gjatë sulmit izraelit në Bejrut

Milad Bidi, anëtar i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, është vrarë gjatë sulmit ajror izraelit më 30 korrik që shënjestroi komandantin e lartë të Hezbollahut, Fuad Shukr në Bejrut të Libanit.

Duke konfirmuar vdekjen e tij, komandanti i Gardës Revolucionare, Hossein Salami, lavdëroi Bidin për “luftën e tij kundër regjimit kriminal dhe pushtues zionist”, duke iu referuar Izraelit, armikut të Iranit.

“Ai do të jetë inspirim për rininë tonë revolucionare”, tha Salami përmes një deklarate që u publikua në agjencinë e lajmeve Tasnim.

Bidi është anëtari i dytë i Gardës të Republikës Islamike që është vrarë në sulmet izraelite që nga bombardimi i Ambasadës iraniane në Damask më 1 prill. Në atë sulm mbetën të vrarë shtatë anëtarë të Garës iraniane, përfshirë dy gjeneralë.