“Harris përfaqëson një fillim të ri për politikën amerikane”, Hillary Clinton: Mund ta mposhtë Trump

“Kamala Harris përfaqëson një fillim të ri për politikën amerikane. Ajo mund të ofrojë një vizion shprese dhe uniteti. Ajo ka talentin, përvojën dhe është gati të jetë presidente. Unë e di që mund ta mposht Donald Trump.” Kështu tha ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton në një editorial në Neë York Times. “Zgjedhja nuk mund [...]Read More...

“Harris përfaqëson një fillim të ri për politikën amerikane”, Hillary Clinton: Mund ta mposhtë Trump

“Kamala Harris përfaqëson një fillim të ri për politikën amerikane. Ajo mund të ofrojë një vizion shprese dhe uniteti. Ajo ka talentin, përvojën dhe është gati të jetë presidente. Unë e di që mund ta mposht Donald Trump.”

Kështu tha ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton në një editorial në Neë York Times.

“Zgjedhja nuk mund të ishte më e qartë në këto zgjedhje: nga njëra anë është një kriminel i dënuar që interesohet vetëm për veten e tij dhe që përpiqet të rimarrë të drejtat dhe vendin.

Nga ana tjetër është një prokurore e mençur dhe një zëvendëspresidente e sukseshme”, shtoi Clinton.

“Të besosh se përparimi është i pamundur është një kurth,” theksoi ajo, duke lavdëruar Joe Biden që bëri gjënë e duhur duke u tërhequr.

/abcnews.al