Valë e re sulmesh, Rusia bombardon Ukrainën me dronë dhe raketa. Të paktën 4 të vrarë

Rusia ka vënë në shënjestër Ukrainën me një valë tjetër sulmesh, një ditë pas një prej sulmeve ajrore më të mëdha të luftës. Alarmet për sulm ajror u lëshuan herët të martën, pasi vëzhguesit ukrainas zbuluan avionët rusë që lëshonin raketa hipersonike. Janë raportuar edhe sulme masive me dron. Forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës [...]Read More...

Valë e re sulmesh, Rusia bombardon Ukrainën me dronë dhe raketa. Të paktën 4 të vrarë

Rusia ka vënë në shënjestër Ukrainën me një valë tjetër sulmesh, një ditë pas një prej sulmeve ajrore më të mëdha të luftës. Alarmet për sulm ajror u lëshuan herët të martën, pasi vëzhguesit ukrainas zbuluan avionët rusë që lëshonin raketa hipersonike. Janë raportuar edhe sulme masive me dron.

Forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës thonë se i gjithë vendi është nën kërcënimin e një sulmi me armë balistike. Katër persona kanë humbur jetën, dy prej tyre u vranë në një hotel që u shkatërrua në qytetin qendror të Ukrainas, Kryvyi Rih, ndërsa dy të tjerë në sulmet me dron në Zaporizhzhia, sipas Reuters.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha në një deklaratë se armatime precize me rreze të gjatë dhe me bazë detare ishin përdorur për të goditur stacionet e energjisë dhe infrastrukturën përkatëse në të gjithë Ukrainën, duke përfshirë në Kiev, Lviv dhe rajonet Kharkiv dhe Odesa.

Të hënën, Rusia lëshoi ​​më shumë se 200 raketa dhe dronë, duke vrarë të paktën shtatë dhe duke dëmtuar infrastrukturën energjetike./abcnews.al