Ish agjenti i FBI-së: Atentati ndaj Trump ishte dështim i sigurisë

Deri më tani, FBI ka thënë se po heton të shtënat si një akt të mundshëm të terrorizmit, megjithëse motivi është ende i paqartë. Ndërkohë, ish-agjenti special i FBI-së Ken Grey tha se aftësia e sulmuesit për t’u afruar aq shumë tregon se siguria dështoi dhe se FBI po kryen një hetim nëse ishte apo [...]Read More...

Ish agjenti i FBI-së: Atentati ndaj Trump ishte dështim i sigurisë

Deri më tani, FBI ka thënë se po heton të shtënat si një akt të mundshëm të terrorizmit, megjithëse motivi është ende i paqartë.

Ndërkohë, ish-agjenti special i FBI-së Ken Grey tha se aftësia e sulmuesit për t’u afruar aq shumë tregon se siguria dështoi dhe se FBI po kryen një hetim nëse ishte apo jo i mjaftueshëm për këtë lloj tubimi.

Ai shpjegon se para ngjarjes, siguria fillon me një sondazh në vend ku ata konsiderojnë kërcënimet e mundshme, nga mund të vijnë dhe si të nxjerrin dikë nga turma.

Agjenti në pension kritikon kohën e gjatë që iu desh shërbimeve të sigurisë për të larguar Trump nga skena.

/abcnews.al