Atentati ndaj Trump, FBI ende po kërkon të dhëna për motivin e personit të armatosur

FBI ka lëshuar një përditësim për hetimin e saj për tentativën për vrasjen e Trump, por ofron pak për sa i përket detajeve të reja. Byroja ka përsëritur se nuk ka identifikuar pse Thomas Matthew Crooks mund të ketë tentuar të vrasë ish presidentin, por se “po punon për të përcaktuar sekuencën e ngjarjeve dhe [...]Read More...

Atentati ndaj Trump, FBI ende po kërkon të dhëna për motivin e personit të armatosur

FBI ka lëshuar një përditësim për hetimin e saj për tentativën për vrasjen e Trump, por ofron pak për sa i përket detajeve të reja.

Byroja ka përsëritur se nuk ka identifikuar pse Thomas Matthew Crooks mund të ketë tentuar të vrasë ish presidentin, por se “po punon për të përcaktuar sekuencën e ngjarjeve dhe lëvizjet e sulmuesit përpara të shtënave” dhe po shqyrton provat e mbledhura.

“Ndërsa hetimet e deritanishme tregojnë se sulmuesi ka vepruar i vetëm, FBI-ja vazhdon të kryejë aktivitet logjik hetimor për të përcaktuar nëse ka pasur ndonjë bashkëpunëtor të lidhur me këtë sulm”, thuhet në deklaratë, shkruan BBC.

Crooks nuk kishte asnjë shkelje të njohur në të kaluarën dhe arma që ai përdori në të shtënat ishte blerë legalisht.

“Nuk ka shqetësime aktuale të sigurisë publike,” thotë FBI./abcnews.al