Ish-kryeinspektori i AKI-së: Serbia mori dy dhurata, dje Franca, sot Policisë së Kosovës iu dobësua bashkëpunimi me SHBA-në

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë, Burim Ramadani i ka komentuar reagimet e ashpra të korit diplomatik në Kosovë, të cilët u shprehën të zhgënjyer me aksionin e pakoordinuar të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e pesë objekteve të komunave ilegale në veri të vendit.  Ramadani ka veçuar paralajmërimin e SHBA-së për ndërprerjen e […]

Ish-kryeinspektori i AKI-së: Serbia mori dy dhurata, dje Franca, sot Policisë së Kosovës iu dobësua bashkëpunimi me SHBA-në
ish-kryeinspektori-i-aki-se:-serbia-mori-dy-dhurata,-dje-franca,-sot-policise-se-kosoves-iu-dobesua-bashkepunimi-me-shba-ne

ish-kryeinspektori-i-aki-se:-serbia-mori-dy-dhurata,-dje-franca,-sot-policise-se-kosoves-iu-dobesua-bashkepunimi-me-shba-ne

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë, Burim Ramadani i ka komentuar reagimet e ashpra të korit diplomatik në Kosovë, të cilët u shprehën të zhgënjyer me aksionin e pakoordinuar të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e pesë objekteve të komunave ilegale në veri të vendit. 

Ramadani ka veçuar paralajmërimin e SHBA-së për ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë e Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Ai ka thënë se Serbia mori dy dhurata: dje nga Franca, sot nga Kosova.

“Serbia dje nëshkruajti për 12 aeroplanë luftarakë me Francën,  Kosovës sot i dobësohet bashkëpunimi Polici-SHBA! Gjithçka që i nevojitet në këtë fazë armiqve të Kosovës është dobësimi i bashkëpunimit të MPB dhe Policisë me Amerikanët. Aq më keq, kur ky dobësim vjen si ndëshkim për: instrumentalizim të Policisë nga Qeveria,  mos-mbajtje të premtimit për konsultime dhe koordinim, dhe minim të reputacionit të Kosovës si partner i besueshëm ndërkombëtar.”, ka shkruar ai.

Sipas Ramadanit, sa herë dëmton veten i jep nga një dhuratë armikut.