Kurti merr pjesë në edicionin e dytë të Festivalit “Fotoist”: Fotografia, historiani i heshtur i rrugëtimit tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të dytë të Festivalit “Fotoist”. Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media, duke shtuar se festivali përfshin një program të pasur të fotografisë, duke na sjellë ekspozita të shumta nga artistë të njohur, si dhe të rinj […]

Kurti merr pjesë në edicionin e dytë të Festivalit “Fotoist”: Fotografia, historiani i heshtur i rrugëtimit tonë
kurti-merr-pjese-ne-edicionin-e-dyte-te-festivalit-“fotoist”:-fotografia,-historiani-i-heshtur-i-rrugetimit-tone

kurti-merr-pjese-ne-edicionin-e-dyte-te-festivalit-“fotoist”:-fotografia,-historiani-i-heshtur-i-rrugetimit-tone

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në hapjen e edicionit të dytë të Festivalit “Fotoist”.

Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media, duke shtuar se festivali përfshin një program të pasur të fotografisë, duke na sjellë ekspozita të shumta nga artistë të njohur, si dhe të rinj që sjellin perspektiva unike.

Në komunikatë thuhet se Kurti e vlerësoi këtë festival si tejet të rëndësishëm, meqenëse na drejton në një realitet të ndërtuar mbi optikën, e një festival i këtillë në rajonin tonë ka vlerë të madhe përtej fotografisë si medium.

“Në vitin 2021, ne buxhetin për skenën e pavarur kulturore e kemi gjetur me 1 milion euro, kurse këtë vit shënon rritjen më të madhe ndonjëherë me 9 milionë euro, duke përfshirë sektorin e pavarur në kulturë dhe në trashëgimi kulturore. Qeveria e Republikës së Kosovës, së bashku me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e mbështesin fuqishëm organizimet e tilla të cilat e zhvillojnë artin, të cilat e ngrisin ndjeshmërinë dhe vetëdijen mbi të bukurën dhe në të njëjtën kohë duke kuptuar që nëpërmjet të bukurës, nëpërmjet estetikës edhe edukohet njeriu përveç se gëzohet”, ka thënë Kurti.

Ai u shpreh se fotografia është historiani i heshtur i rrugëtimit tonë, siç tha ai, çdo fotografi është një dëshmi e vlerave demokratike të Kosovës, të këtij populli, “i cili ka vuajtur shumë, e megjithatë e ka fuqinë për të shikuar përpara dhe për të ecur përpara, me ç’rast pikërisht fotografia e kap edhe thelbin e rritjes sonë”.