Ish-luftëtari i UÇK-së, Blerim Ramadani u arratis nga burgu shtëpiak në Maqedoninë e Veriut

Blerim Ramadani nga Kosova, ish-luftëtari i UÇK-së, të cilin e kërkon Republika e Serbisë për ekstradim, sot është arratisur nga burgu shtëpiak prej shtëpisë së familjarëve në Maqedoni, transmeton SDK, përcjell Portalb.mk. Ai ishte arrestuar në bazë të fletëarrestit të lëshuar nga Serbia për krime lufte në Kosovë para çerekshekulli. Gjyqtari i procedurës paraprake, Pajazit […]

Ish-luftëtari i UÇK-së, Blerim Ramadani u arratis nga burgu shtëpiak në Maqedoninë e Veriut
Kufiri ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në Bllacë. Foto nga Faton Curri - Portalb.mk

Blerim Ramadani nga Kosova, ish-luftëtari i UÇK-së, të cilin e kërkon Republika e Serbisë për ekstradim, sot është arratisur nga burgu shtëpiak prej shtëpisë së familjarëve në Maqedoni, transmeton SDK, përcjell Portalb.mk.

Ai ishte arrestuar në bazë të fletëarrestit të lëshuar nga Serbia për krime lufte në Kosovë para çerekshekulli.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Pajazit Pajaziti nga Gjykata Penale në Shkup, e kishte zhvendosur Ramadanin nga paraburgimi në burg shtëpiak në adresën e familjarëve/shokëve të Ramadanit.

Pas ankesës së Prokurorisë, sot tre gjyqtarë nga Këshilli Penal kanë vendosur masën e paraburgimit efektiv për 30 ditë për shkak rrezikut për arratisje. Dikush nga Këshilli Penal e ka njoftuar Ramadanin se do të kthehet në burgun e Shutkës, dhe ky ka ikur.

Blerim Ramadani u ndalua më 17 korrik, në pikëkalimin kufitar në Jazhincë bazuar në një fletëarrest lëshuar nga Gjykata e Beogradit përmes Interpol Serbia. Ministri serb i policisë, Ivica Daçiq, më 25 korrik vlerësoi që autoritetet e Maqedonisë së Veriut do të marrin vendim për ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së.

Më 9 gusht, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës njoftoi se Gjykata Themelore Penale në Shkup ka marrë vendim për mosekstradimin e shtetasit të Kosovës, Blerim Ramadani, pasi më 1 gusht ishte zhvendosur që ai të kalon nga paraburgimi në arrest shtëpiak.