Ish-zv/ministri i arsimit, Rexhaj: Vendimi i MASHT-it për subvencionimin e librave, shumë i vonshëm

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur sot se për vitin e ri shkollor nxënësit do të furnizohen me libra përmes subvencionimit financiar, ashtu si vitin e kaluar. Aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore do të hapët nga e mërkura. Ish-zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj ka reaguar pas këtij vendimi, duke e quajtur […]

Ish-zv/ministri i arsimit, Rexhaj: Vendimi i MASHT-it për subvencionimin e librave, shumë i vonshëm
ish-zv/ministri-i-arsimit,-rexhaj:-vendimi-i-masht-it-per-subvencionimin-e-librave,-shume-i-vonshem

ish-zv/ministri-i-arsimit,-rexhaj:-vendimi-i-masht-it-per-subvencionimin-e-librave,-shume-i-vonshem

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur sot se për vitin e ri shkollor nxënësit do të furnizohen me libra përmes subvencionimit financiar, ashtu si vitin e kaluar.

Aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore do të hapët nga e mërkura.

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj ka reaguar pas këtij vendimi, duke e quajtur të vonshëm.

Rexhaj është shprehur i habitur karshi vendimeve të ministrisë.

“Ky vendim është shumë i vonshëm se derisa sa të kryhen pagesat dhe deri sa të shpërndahen është shumë vonë po çuditëm pse po ndodh kjo vonesë”, deklaroi Rexhaj.

Rexhaj ka dhënë një ide tjetër për furnizimin me libra.

Ai thotë se në këtë vendim vetëm prindërit do ta kenë problem.

“Do të ishte një ide më e mirë që prindërit me ju dhënë vërtetime mandej shtëpitë botuese me i shpërndarë librat në bazë atyre vërtetimeve për librat që janë blerë. Problemi më i madh është për prindërit duke u shëtitur nëpër librari”, përfundoi Rexhaj.