Ishin mes 120 pengjeve të marra nga Hamasi, gjenden në Gaza trupat e pesë izraelitëve

Trupat izraelite kanë gjetur trupat e pesë pengjeve nga sulmi i Hamasit më 7 tetor dhe të mbajtura në Gazë nga ajo kohë, njoftoi të mërkurën radioja ushtarake izraelite, duke cituar një deklaratë nga komunitetet e tyre të quajtura kibbutz.56-vjeçarja Maya Goren, edukatore kopshti, u vra gjatë sulmit të Hamasit në Nir Oz, njoftoi radioja [...]Read More...

Ishin mes 120 pengjeve të marra nga Hamasi, gjenden në Gaza trupat e pesë izraelitëve

Trupat izraelite kanë gjetur trupat e pesë pengjeve nga sulmi i Hamasit më 7 tetor dhe të mbajtura në Gazë nga ajo kohë, njoftoi të mërkurën radioja ushtarake izraelite, duke cituar një deklaratë nga komunitetet e tyre të quajtura kibbutz.56-vjeçarja Maya Goren, edukatore kopshti, u vra gjatë sulmit të Hamasit në Nir Oz, njoftoi radioja ushtarake izraelite, një nga komunitetet më të goditura gjatë sulmit vdekjeprurës të Hamasit në Izraelin jugor që shkaktoi luftën shkatërrimtare në Gazë.

Gjatë një fjalimi në Kongresin amerikan të mërkurën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se qeveria e tij është e angazhuar në mënyrë aktive në përpjekjet intensive për lirimin e pengjeve të mbetura dhe se ai ishte i bindur se këto përpjekje do të kishin sukses.

Një zyrtar izraelit tha të mërkurën se një delegacion izraelit do të marrë pjesë javën e ardhshme në bisedimet për të siguruar armëpushim në Gazë dhe lirimin e pengjeve. Bisedimet janë ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari. Hamasi dëshiron arritjen e një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund luftës në Gazë. Por kryeministri Netanyahu thotë se lufta do të përfundojë vetëm pas eliminimit të Hamasit. /VOA