ISIS merr përgjegjësinë për sulmin pranë një xhamie në Oman

Grupi militant Shteti Islamik (ISIS) mori përgjegjësinë për sulmin e rrallë pranë një xhamie shiite në kryeqytetin e Omanit, Maskat. Ai tha se tre pjesëtarë të tij ishin të përfshirë në sulmin e së martës me armë zjarri. Gjashtë persona, përfshirë një polic, u vranë dhe 28 të tjerë u plagosën, tha policia e Omanit. [...]Read More...

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin pranë një xhamie në Oman

Grupi militant Shteti Islamik (ISIS) mori përgjegjësinë për sulmin e rrallë pranë një xhamie shiite në kryeqytetin e Omanit, Maskat.

Ai tha se tre pjesëtarë të tij ishin të përfshirë në sulmin e së martës me armë zjarri.

Gjashtë persona, përfshirë një polic, u vranë dhe 28 të tjerë u plagosën, tha policia e Omanit.

Sipas saj, tre sulmuesit u vranë gjithashtu nga forcat e sigurisë.

Policia nuk dha detaje për identitetin e viktimave dhe të personave të armatosur.