Izraeli kryen sulme të reja ajrore në Gazën jugore dhe qendrore, dhjetëra të vdekur

Më tej në jug në qytetin Rafah, epiqendra e ofensivës izraelite që nga maji, banorët raportuan luftime të reja të hënën. Forcat izraelite në pjesët perëndimore dhe qendrore të qytetit shkatërruan disa shtëpi, thanë ata. Zyrtarët e mjekësisë thanë se gjetën 10 trupa palestinezësh të vrarë në zonat lindore të qytetit, disa prej të cilëve [...]Read More...

Izraeli kryen sulme të reja ajrore në Gazën jugore dhe qendrore, dhjetëra të vdekur

Më tej në jug në qytetin Rafah, epiqendra e ofensivës izraelite që nga maji, banorët raportuan luftime të reja të hënën. Forcat izraelite në pjesët perëndimore dhe qendrore të qytetit shkatërruan disa shtëpi, thanë ata. Zyrtarët e mjekësisë thanë se gjetën 10 trupa palestinezësh të vrarë në zonat lindore të qytetit, disa prej të cilëve tashmë kishin filluar të dekompozoheshin.

Ushtria gjithashtu shtoi sulmet ajrore dhe me tanke në Gazën qendrore, në kampet historike të refugjatëve Al-Bureij dhe Al-Maghazi. Zyrtarët e shëndetësisë thanë se pesë palestinezë u vranë në një sulm ajror izraelit në një shtëpi në kampin Maghazi.

Ushtria izraelite tha se forcat ajrore goditën dhjetëra objektiva ushtarake palestineze në të gjithë Gazën, duke vrarë shumë persona të armatosur. Ushtria tha se u vranë njerëz të armatosur në Rafah dhe Gazën qendrore, ndonjëherë në luftime nga afër.

Një deklaratë nga brigada Al-Quds, krahu i armatosur i grupit militant të Xhihadit Islamik, tha se luftëtarët e saj ishin angazhuar në beteja të ashpra në kampin Jabna në Rafah.

BISEDIMET

Sulmi i së shtunës në Mavasi, një nga sulmet më vdekjeprurëse izraelite, ka lënë në hije negociatat që palët i kishin përshkruar më parë si më pranë një armëpushimi të qëndrueshëm. Një zyrtar i lartë i Hamasit tha të dielën se grupi militant nuk ishte larguar nga bisedimet pavarësisht sulmit në Mavasi.

Izraeli thotë se një tjetër komandant i lartë u vra nga sulmi ajror, por ende nuk e ka konfirmuar fatin e Mohammed Deifit. Zyrtarët e Hamasit kanë mohuar që ai të jetë vrarë.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë, që drejtohet nga Hamasi, tha se të paktën 38,000 palestinezë janë vrarë në ofensivën ushtarake të Izraelit që nga 7 tetori. Ajo nuk bën dallim ndërmjet luftëtarëve dhe civilëve, por zyrtarët thonë se shumica e të vdekurve gjatë gjithë luftës kanë qenë civilë.

Izraeli thotë se janë vrarë 326 ushtarë në Gazë dhe thotë se të paktën një e treta e viktimave palestineze janë luftëtarë.

Lufta filloi pas një sulmi të udhëhequr nga Hamasi brenda Izraelit më 7 tetor, nga militantët që vranë 1200 persona, kryesisht civilë, dhe morën peng në Gazë mbi 250 të tjerë, sipas autoriteteve izraelite. /voa