Rusia: Ukraina përdori raketa perëndimore për të shkatërruar urën në rajonin e Kurskut

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se Ukraina kishte përdorur raketa perëndimore, me gjasë HIMARS të prodhuara nga SHBA, për të shkatërruar një urë mbi lumin Seym në rajonin Kursk, ku mbetën të vrarë vullnetarë që përpiqeshin të evakuonin civilët. “Për herë të parë, rajoni i Kurskut u godit nga raketa-hedhës të prodhimit perëndimor, ndoshta [...]Read More...

Rusia: Ukraina përdori raketa perëndimore për të shkatërruar urën në rajonin e Kurskut

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se Ukraina kishte përdorur raketa perëndimore, me gjasë HIMARS të prodhuara nga SHBA, për të shkatërruar një urë mbi lumin Seym në rajonin Kursk, ku mbetën të vrarë vullnetarë që përpiqeshin të evakuonin civilët.

“Për herë të parë, rajoni i Kurskut u godit nga raketa-hedhës të prodhimit perëndimor, ndoshta amerikanë HIMARS”, tha Maria Zakharova, zëdhënëse e ministrisë së Jashtme ruse, shruan Reuters.

“Si rezultat i sulmit në urën mbi lumin Seym në rrethin Glushkovo, ajo u shkatërrua plotësisht dhe vullnetarët që po ndihmonin popullatën civile të evakuuar u vranë”, shtoi Zakharova.

Nuk kishte asnjë tregues se sa vullnetarë u vranë në sulmin e së premtes.

Shefi i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskyi tha se forcat e Kievit kishin avancuar deri në 3 kilometra në disa zona në rajonin e Kursk të premten, 11 ditë që nga fillimi i një inkursioni në territorin perëndimor rus./abcnews.al