Jo vetëm sport, Lojërat Olimpike janë prezantim i një identiteti të ri francez në botë

Le ta pranojmë, se ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike ishte një dështim. Por pavarësisht kësaj qindra, mijëra shikues gjetën një mënyrë për tu rreshtuar në brigjet e Seine për të përshëndetur sportistët. Pjesa më e madhe e botës së jashtme e sheh Francën si një vend të thyer, disa madje thonë se nuk mund [...]Read More...

Jo vetëm sport, Lojërat Olimpike janë prezantim i një identiteti të ri francez në botë

Le ta pranojmë, se ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike ishte një dështim. Por pavarësisht kësaj qindra, mijëra shikues gjetën një mënyrë për tu rreshtuar në brigjet e Seine për të përshëndetur sportistët.

Pjesa më e madhe e botës së jashtme e sheh Francën si një vend të thyer, disa madje thonë se nuk mund të qeveriset, një vend që i shpëtoi vetëm perspektivës së së djathtës ekstreme në pushtet dhe tani është një vend me një qeveri të përkohshme deri në përfundim të Lojërave Olimpike, kur Macron më në fund do të zgjedh një kryeministër të ri.

Megjithatë, ky vend pavarësisht problemeve në qeveri, ishte në gjendje të realizonte një shfaqje, e cila, pavarësisht nëse ju duket sublime apo groteske, shumë pak kombe të tjera do të kishin pasur guximin për ta realizuar.

Jo çdo gjë ka shkuar ashtu siç pritej. Moti i paqëndrueshëm që ndikoi në ceremoninë e hapjes dhe testoi çiklistët deri në kufijtë në provën kohore për meshkuj të shtunën, do të vazhdojë gjatë javës së ardhshme, me temperatura deri në 35 gradë Celsius, e ndjekur më pas nga dy ditë stuhi dhe shira të dendur.

Në anën tjetër të spektrit politik, e përditshmja komuniste L’Humanité, e cila ka raportuar gjerësisht mbi koston financiare dhe njerëzore të këtyre Lojërave Olimpike, foli për një natë të “paharrueshme”.

“Edhe nëse Franca nuk është kurrë dakord për asgjë, në momentet që kanë rëndësi, ne e dimë se si të bashkohemi,” tha udhëheqësi i ofertës së Parisit dhe kampioni olimpik tre herë, Tony Estanguet.

Kjo, të paktën, është ajo që ne francezët na pëlqen t’i themi vetes, duke harruar të përmendim se Fête de la Fédération 1790 u pasua shpejt nga Terreur i Robespierre.

Kjo është gjithashtu ajo që ne shpresojmë se këto Olimpiada mund të përfaqësojnë për një komb, problemi kryesor i të cilit ndonjëherë duket të jetë se beson se ka një problem.

Lojërat Olimpike 2024 ka të bëjë me rigjallërimin e kryeqytetit të Francës dhe periferive të saj, një projekt kolosal që administrata franceze shpreson se do të rivalizojë atë që Baroni Haussmann bëri me Parisin në shekullin e 19-të.

Paris 2024 ka të bëjë me paraqitjen në botë të një identiteti gjoja të ri francez, i cili nuk ka turp nga suksesi, por synon ta arrijë atë bazuar në vlerat e qëndrueshmërisë, diversitetit, përfshirjes dhe vëllazërisë.

Sigurisht që është manipuluese. Sigurisht që është propagandë. Por deri tani po funksionon.

/abcnews.al