VIDEO/ Momenti kur agjentët e sigurisë ekzekutojnë autorin e atentatit ndaj Trump

Pas atentatit ndaj Donald Trump, një video e re e publikuar në media, tregon momentin kur agjentët e Shërbimit Sekret qëlluan mbi personin e armatosur në një çati qindra metra larg. From Nico Mitchell on Tik Tok. USSS snipers lift head right before shot. They were tracking that guy. Why would they wait that long [...]Read More...

VIDEO/ Momenti kur agjentët e sigurisë ekzekutojnë autorin e atentatit ndaj Trump

Pas atentatit ndaj Donald Trump, një video e re e publikuar në media, tregon momentin kur agjentët e Shërbimit Sekret qëlluan mbi personin e armatosur në një çati qindra metra larg.

Pamjet tregojnë agjentët në majë të një ndërtese mbi skenën e mitingut në Butler, Pensilvani, ndërsa qëllojnë në drejtim nga erdhën të shtënat.

Pak sekonda më vonë, autori i dyshuar u ekzekutua nga siguria e Donald Trump. Ai u identifikua si Thomas Mattheë Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani.

Referuar mediave vendase, Crooks identifikohet si një republikan, teksa mbeten ende mister shkaqet e këtij atentati të mbetur në tentativë.

FBI ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që të ndihmojnë në hetimin për zbardhjen e plotë të këtij sulmi të armatosur. Trump ka folur pas sulmit me armë duke thënë se “nuk do të dorëzohet kurrë”.

/abcnews.al