Kadrijaj: Besoj se do të ketë pajtueshmëri për datën e zgjedhjeve, pas takimit me presidenten

Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj thotë për “Front Online” se pret në takimin e së mërkurës me presidenten Osmani të ketë pajtueshmëri rreth datës së mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. “Nuk e dijmë se çfarë do të diskutohet në takimine  së mërkurës me presidenten Osmani përveç për caktimin e datës së zgjedhjeve […]

Kadrijaj: Besoj se do të ketë pajtueshmëri për datën e zgjedhjeve, pas takimit me presidenten
kadrijaj:-besoj-se-do-te-kete-pajtueshmeri-per-daten-e-zgjedhjeve,-pas-takimit-me-presidenten

kadrijaj:-besoj-se-do-te-kete-pajtueshmeri-per-daten-e-zgjedhjeve,-pas-takimit-me-presidenten


Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj thotë për “Front Online” se pret në takimin e së mërkurës me presidenten Osmani të ketë pajtueshmëri rreth datës së mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

“Nuk e dijmë se çfarë do të diskutohet në takimine  së mërkurës me presidenten Osmani përveç për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja parlamentare në Kosovë. Besoj që aty të ketë pajtueshmëri të mbajtjes së datës së zgjedhjeve. Nuk e di se çfarë date apo kur do të kërkojnë parititë politike të mbahen ato”, tha ajo.

Deputetja nuk dha detaje se cila datë do të jetë propozim nga AAK-ja drejtuar  presidentes Osmani lidhur me mbajtjes e zgjedhjeve.

“Datën që e ka AAK si propozim për mbajtje të zgjedhjeve do të bëhet publike posa të përfundoj takimi”, 
potencoi ajo.

Në fund Kadrijaj shtoi se partia është e gatshme për mbajtjen e zgjedhje në çfarë kohe.

“AAK është e gatshme për zgjedhje kurdo që të mbahen”, 
tha ajo për Front Online.