Kamberi letër ambasadave: Me grafitet antishqiptarev po nxitet dhu`në
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se pas afisheve dhe mbishkrimeve “vritni shqiptarët”, të paraqitura së fundmi në Bujanoc, i është drejtuar disa ambasadave në Beograd. Ai ka thënë se ka kërkuar nga ambasada që të ndërhyjnë të menjëherë për të ndaluar këtë valë të re të gjuhës së urrejtjes antishqiptare. […]
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se pas afisheve dhe mbishkrimeve “vritni shqiptarët”, të paraqitura së fundmi në Bujanoc, i është drejtuar disa ambasadave në Beograd. Ai ka thënë se ka kërkuar nga ambasada që të ndërhyjnë të menjëherë për të ndaluar këtë valë të re të gjuhës së urrejtjes antishqiptare.
Kamberi shkruan se me grafitet antishqiptare po nxitet dhuna ndaj shqiptarëve dhe se një shqetësim madhor mbetet pasivizimi i adresave të shqiptarëve.
“Rritja e ndjenjës antishqiptare dhe diskursi përjashtues i promovuar nga disa zyrtarë qeveritarë kërcënojnë ekuilibrin delikat të multietnicitetit në Luginën e Preshevës. Multietniciteti duhet të përfaqësojë barazi, drejtësi dhe respekt për të gjitha komunitetet, dhe jo margjinalizimin dhe shtypjen e popullsisë shqiptare e privilegje për tjetrën. Në dritën e këtyre zhvillimeve, i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë veprime të menjëhershme: Të dënojë gjuhën e urrejtjes dhe ksenofobisë; Dënoni publikisht gjuhën e urrejtjes dhe retorikën ksenofobike që po përhapet në Luginën e Preshevës”, shkruan në letrën e Kamberit.