Takim në Shtëpinë e Bardhë, Hamza lajmërohet nga Washingtoni: Mesazhi që mora ishte i qartë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër të vendit, Bedri Hamza po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një vizitë të paparapalajmëruar. Hamza pati një takim të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë me ambasadorin Michael Carpenter, Asistentin Special të Presidentit Joe Biden, njëherësh edhe Drejtor Senior për Europë i Keshillit […]

Takim në Shtëpinë e Bardhë, Hamza lajmërohet nga Washingtoni: Mesazhi që mora ishte i qartë
takim-ne-shtepine-e-bardhe,-hamza-lajmerohet-nga-washingtoni:-mesazhi-qe-mora-ishte-i-qarte

takim-ne-shtepine-e-bardhe,-hamza-lajmerohet-nga-washingtoni:-mesazhi-qe-mora-ishte-i-qarte

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër të vendit, Bedri Hamza po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një vizitë të paparapalajmëruar.

Hamza pati një takim të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë me ambasadorin Michael Carpenter, Asistentin Special të Presidentit Joe Biden, njëherësh edhe Drejtor Senior për Europë i Keshillit të Sigurisë Kombëtare, si dhe me Drejtoreshën për Ballkan dhe Europë Qendrore në Këshillin për Siguri Kombëtare, Kathleen Larkin nga të cilët tha se mori një mesazh të qartë.

“Vizitën time në SHBA e fillova me një takim me Asistentin Special të Presidentit Biden, Ambasadorin Michael Carpenter, që njëherësh është Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare (KSK), si dhe me Drejtoreshën për Ballkan dhe Evropë Qendrore (KSK), znj. Kathleen Larkin. Mesazhi që mora ishte i qartë: SHBA qëndrojnë pranë nesh dhe mbështesin pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”, shkroi Hamza në një postim në Facebook.

Me zyrtarët amerikanë, ai tha se u pajtuan se “tani është koha për progres në konsolidimin e Kosovës drejt njohjes nga pesë shtetet anëtare të BE-së, të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, drejt sigurimit të udhërrëfyesit për anëtarësim të Kosovës në Partneritet për Paqe dhe përfundimisht në NATO e BE”.

“Këto janë qëllimet strategjike për të cilat folëm gjerësisht. Unë prezantova shkurtimisht vizionin dhe planin tim që Kosova të lëvizë më shpejt përpara drejt zhvillimit ekonomik, rritjes së pagave në sektorin publik, investimeve kapitale dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve”, tha Hamza.

Për realizimin e të gjitha këtyre qëllimeve, Hamza thotë se “partneriteti me SHBA është i rëndësisë jetike për Kosovën”, dhe “i pazëvendësueshëm” për të.