Kaos në tregun e derivateve, pikat e shitjes shpërfillin vendimin e MINT-it për çmimin e shitjes

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar të shtunën se ka marrë vendim për caktimin e çmimit të naftës. Sipas MINT-it, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është 2 cent për litër, kurse marzha tregtare maksimale e lejuat e shitjes me pakicë është 12 cent për litër. Megjithatë, një litër dizel […]

Kaos në tregun e derivateve, pikat e shitjes shpërfillin vendimin e MINT-it për çmimin e shitjes
kaos-ne-tregun-e-derivateve,-pikat-e-shitjes-shperfillin-vendimin-e-mint-it-per-cmimin-e-shitjes

kaos-ne-tregun-e-derivateve,-pikat-e-shitjes-shperfillin-vendimin-e-mint-it-per-cmimin-e-shitjes

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar të shtunën se ka marrë vendim për caktimin e çmimit të naftës.

Sipas MINT-it, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është 2 cent për litër, kurse marzha tregtare maksimale e lejuat e shitjes me pakicë është 12 cent për litër.

Megjithatë, një litër dizel në pikat e shitjes në rajonin e Prishtinës edhe dje (e hënë) është shitur 1.37 €, apo rreth 15 cent më shtrenjtë se në shumicën e pikave të shitjes në rajonin e Gjilanit. Edhe në tregun ndërkombëtar çmimi i derivateve të naftës ka shënuar rënie, ndonëse në Kosovë po ndodhë e kundërta.

Këtë vendim të Ministrisë e kanë kundërshtuar nga Shoqata e Naftëtarëve.

Berjani: Vendim i gabuar i Ministrisë, humbin bizneset dhe shteti

Kreu i kësaj shoqate, Fadil Berjani ka deklaruar se nuk ka arsye që ky vendim të hyjë në fuqi, pasi sipas tij, me këtë vendim humbin bizneset dhe shteti.

Ai deklaroi se MINT duhet t’i njoftoj bizneset për këtë vendim.

“Jam njoftuar për këtë vendim nga mediat. Bizneset nuk janë të njoftuar lidhur me këtë vendim. Bizneset duhet të njoftohen me shkrim ose në mënyrë elektronike apo në email. Vendim i gabuar dhe nuk ka arsye që të hyjë në fuqi, humbin bizneset dhe shteti”, thotë Berjani.

Në qytetin e Gjilanit çmimi i naftës po është rreth 15 cent më  i lirë se në kryeqytet, lidhur me këtë Front Online ka pyetur kreun e naftëtarëve.

Berjani tha se pasi ka abuzime, duhet të merren masa ndaj kompanive.

“Marzha e fitimit për momentin në tregun kosovar ka qenë nga 10 cent deri në 14 cent. Kosova është treg i lirë sipas Kushtetutës. Nëse ka abuzime, pse nuk po merren masa ndaj atyre kompanive”, shprejet Berjani.

Kreu i Naftëtarëve ka bërë të ditura çmimet e naftës aktualisht se si varijonë në Kosovë.

“Dje dhe sot çmimet në treg sillen rreth 1,29 cent deri 1,38 cent dizeli, 1,30 cent deri 1,38 cent benzina. Më këto çmime jemi më të lirët në regjion, përveç Maqedonisë së Veriut e cila në dizel e ka akcizën për 22 cent më të ulët ndërsa benzina e ka çmimin si ne”, tregoi Berjani.

Ferat Shala: Qeveria Kurti për sigurimin e votave nga mërgimtarët po i sanksionon bizneset

Me vendimin e MINT-it nuk po pajtohen as kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ndërmarrësi e Tregti, Ferat Shala.

Shala thotë për Front Online se Qeveria po bënë lojëra populliste me këso vendime.

Ai tha se ky vendim i MINT-it është anti-ligjor.

“Qeveria përmes MINT-it po bënë lojëra populliste në sezonin e verës, duke nxjerrë vendime antiligjore dhe antiKushtetuese, sepse ky vendim bie ndesh me parimet e ekonomisë dhe tregut të lirë se sipas legjislacionit këto vendime vetëm në raste të jashtëzakonshme është dashur të merren”, theksoi Shala.

Deputeti i PDK-së vlerëson se pushteti aktual për sigurimin e votave nga mërgimtarët po i sanksionon bizneset.

“Qeveria po ndërhyn në treg se mërgata është këtu dhe po tenton të çojë mesazh se ne jemi me juve dhe po i sanksionojmë bizneset për hatër të votave”, përfundoi Shala.

Njoftimi i MINT-it:

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka evidentuar mospërshtatje të çmimeve vendore të produkteve të naftës, në krahasim me lëvizjet e çmimeve në tregun botëror. Kjo evidencë rezulton nga monitorimi i rregullt i tregut të produkteve të naftës, raporti i Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut lidhur me çmimet e shitjes me pakicë të produkteve të naftës, si dhe njoftimet ditore të pranuara nga Dogana e Kosovës lidhur me çmimet e furnizimit/importit të produkteve të naftës. Evidenca në fjalë, sjell një bazë/shkas për rregullimin e çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse.

Me qëllim mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen e konkurrencës dhe për të mënjanuar çrregullimet në treg, MINT ka marrë vendim për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës.

Sipas këtij vendimi marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy (2) euro centë për litër kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është dymbëdhjetë (12) euro centë për litër.

Llogaritja e marzhës tregtare maksimale e lejuar për shitje me shumicë dhe pakicë bëhet sipas nenit 4 paragrafi 1.1 dhe 1.2. të U/A Nr. 03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e Tjera Mbrojtëse.

Ky vendim hyn në fuqi nesër ( 04.08.2024) dhe mbetet në fuqi tridhjetë (30) ditë.

Mbikëqyrja e zbatimit të këtij vendimi bëhet nga Inspektorati Qendror i Tregut në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore.

Me këtë rast, MINT njofton se Inspektorati Qendror i Mbikqyrjes së Tregut, ditëve në vijim, do të intensifikojë mbikëqyrjen e tregut edhe sa i përket cilësisë dhe sasisë së produkteve të naftës.