Kapen barna të kontrabanduara në vlerë prej 20 mijë eurosh

Njësitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës, pas pranimit të informatës nga qytetarët për prezencën e barnave pa banderola, kanë kryer një kontroll në një barnatore dhe kanë zbuluar të fshehura 6,858 paketime të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja (Serbi dhe Shqipëri), të cilat janë kontrabanduar në Kosovë. Vlera e këtij malli […]

Kapen barna të kontrabanduara në vlerë prej 20 mijë eurosh
kapen-barna-te-kontrabanduara-ne-vlere-prej-20-mije-eurosh

kapen-barna-te-kontrabanduara-ne-vlere-prej-20-mije-eurosh

Njësitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës, pas pranimit të informatës nga qytetarët për prezencën e barnave pa banderola, kanë kryer një kontroll në një barnatore dhe kanë zbuluar të fshehura 6,858 paketime të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja (Serbi dhe Shqipëri), të cilat janë kontrabanduar në Kosovë.

Vlera e këtij malli llogaritet të jetë rreth 20,000.00 Euro.

Malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe ndaj palës janë inicuar procedurat kundërvajtëse.

“Dogana e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe inkurajon denoncimin e rasteve të ngjashme për të luftuar kontrabandën dhe për të mbrojtur tregun dhe shëndetin publik në vend”, thuhet në vendim./Front Online/