Shala: Vendimi për rritjen e pagës minimale-Lojë me numra në prag të fushatës zgjedhore

Në lidhje me rritjen e pagës minimale për Front Online është deklaruar edhe  deputeti Ferat Shala nga Partia Demokratike e Kosovës i cili ka kritikuar këtë vendim, duke thënë se nuk e konsideron si një ngritje të mjaftueshme të pagës. Ai theksoi se rritja nuk i plotëson kriteret e kërkuara, nuk adreson kategoritë sociale më […]

Shala: Vendimi për rritjen e pagës minimale-Lojë me numra në prag të fushatës zgjedhore
shala:-vendimi-per-rritjen-e-pages-minimale-loje-me-numra-ne-prag-te-fushates-zgjedhore

shala:-vendimi-per-rritjen-e-pages-minimale-loje-me-numra-ne-prag-te-fushates-zgjedhore


Në lidhje me rritjen e pagës minimale për Front Online është deklaruar edhe  deputeti Ferat Shala nga Partia Demokratike e Kosovës i cili ka kritikuar këtë vendim, duke thënë se nuk e konsideron si një ngritje të mjaftueshme të pagës.

Ai theksoi se rritja nuk i plotëson kriteret e kërkuara, nuk adreson kategoritë sociale më të ndjeshme dhe nuk i përputhet me rritjen e inflacionit gjatë këtij mandati qeverisës.

Shala e përshkroi këtë vendim si një “lojë me numra” dhe një masë që nuk do të ndikojë në mënyrë pozitive në problematikat ekonomike dhe inflacionin, duke e konsideruar si një veprim të qëllimshëm për qëllime propagandistike në prag të fushatës zgjedhore.

“Parimisht këtë nuk mund ta quajmë ngritje page sepse nuk i plotëson asnjë nga kriteret e parapara , nuk i plotëson as kërkesat e kategorive më të veçanta që janë kategoritë sociale , nuk e plotëson as kriterin dhe raportin e ngritjes së inflacionit gjatë këtij mandati qeveritar të kësaj qeverie pra shumë më e lartë ka qenë shkalla e inflacionit sesa parimisht ngritja e pagës. Këtu nuk mund të themi gjë tjetër përveç lojë me numra dhe fatkeqësisht nuk ka zgjidhur asgjë me këtë vendim në prag të fushatës zgjedhore” ka thënë ai.