Katër të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në autostradën “Arbën Xhaferi”

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në autostradën “Arbën Xhaferi”. Si pasojë katër persona kanë mbetur të lënduar. Këtë për media e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi. “Rreth orës 21:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (Ferizaj-Prishtinë). […]

Katër të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në autostradën “Arbën Xhaferi”

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Si pasojë katër persona kanë mbetur të lënduar.

Këtë për media e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 21:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’ (Ferizaj-Prishtinë). Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia përkatëse policore është duke u marrë me aksidentin”, tha Krasniqi.