Kërkesat e studentëve: Indeks elektronik dhe ndryshime në kriteret e bursave

Parlamenti studentor në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” informoi se janë dërguar kërkesa në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH) për futjen e indeksit elektronik dhe për ndryshimin e kritereve The post Kërkesat e studentëve: Indeks elektronik dhe ndryshime në kriteret e bursave appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Kërkesat e studentëve: Indeks elektronik dhe ndryshime në kriteret e bursave

Parlamenti studentor në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” informoi se janë dërguar kërkesa në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH) për futjen e indeksit elektronik dhe për ndryshimin e kritereve për ndarjen e bursave nga cikli i parë – grupi i katërt i bursave

Një pjesë e universiteteve shtetërore kanë mbetur shumë prapa në procesin e digjitalizimit, si pasojë studentët humbasin kohë dhe nerva gjatë regjistrimit të semestrit në sportelet e administratës studentore në fakultete, duke paguar në banka për çdo shërbim nga fakultetet dhe duke pritur me orë të tëra për të marrë një dokument. Parlamenti studentor në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” informoi se janë dërguar kërkesa në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH) për futjen e indeksit elektronik dhe për ndryshimin e kritereve për ndarjen e bursave nga cikli i parë – grupi i katërt i bursave.

Për futjen e indeksit elektronik, siç thonë ata, është i nevojshëm ndryshimi i nenit 15, paragrafi 2 i Rregullores për përmbajtjen dhe formën e diplomës, udhëzimin për përgatitjen e shtojcës së diplomës dhe dokumenteve tjera publike. “Arsyeja kryesore përse synojmë e-indeksët është fakti që jetojmë në një kohë të revolucionit digjital. Ky hap përpara do të sjellë shumë ndryshime pozitive, duke përfshirë një mënyrë më të shpejtë dhe më të thjeshtë për dhënien e notave nga ana e stafit mësimor në fakultete, kursimin e kohës dhe financave për studentët, ridrejtimin e financave për përmirësimin e sistemeve digjitale, si dhe për një ambient më të shëndetshëm dhe ruajtjen e natyrës”, thanë nga Parlamenti Studentor.

Sa i përket ndryshimit të kritereve për ndarjen e bursave nga cikli i parë – grupi i katërt i bursave, theksohet se janë parashikuar dy kritere që studentët duhet të plotësojnë, rezultatet në mësim, domethënë rezultati i arritur gjatë arsimit të mesëm, dhe përdorimi i bursës për nxënës të talentuar nga MASH-i.

“Kërkojmë ndryshimin e kriterit të dytë në atë që ky kriter të hiqet plotësisht, sepse në praktikë është dëshmuar se një pjesë shumë e vogël e studentëve e përmbushin këtë kriter, ndaj kjo kategori bursash mbetet e pashfrytëzuar. Gjithashtu është e rëndësishme të theksohet se këto bursa ndahen për studentët të cilët janë të regjistruar në programet e studimit për edukimin e stafit mësimdhënës në arsimin parashkollor, arsimin fillor dhe të mesëm, kështu që përmes këtij amendamenti do t’u jepet mbështetje më e madhe nxënësve që janë stafit të ardhshëm arsimor në vend”, theksuan nga Parlamenti Studentor i UKM-së.

Ndryshe, asnjë nga dokumentet publike të UKM-së, si vërtetime, diploma, fletëparaqitje për provime nuk lëshohet në format digjital, edhe pse nga atje kanë thënë se janë të vetëdijshëm se aspekti administrativ dhe teknik për momentin ju merr shumë kohë studentëve.

The post Kërkesat e studentëve: Indeks elektronik dhe ndryshime në kriteret e bursave appeared first on Flaka, në çdo lajm... .