Kica Xhelili për RTK-në: Servilitet i gërditshëm nga të paditur e të pafytyrë kronik

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se Radio Televizioni i Kosovës nuk bënte zë gjatë kohës kur mediumet sllovene raportonin për skandalin e ambasadorit Martin Berishaj, ndërsa tani me një lajm të pakonfirmuar servilosen ndaj pushtetit. Kica ka përmendur dy raste duke akuzuar RTK-në për servilosje ndaj pushteti. “Kur televizioni publik […]

Kica Xhelili për RTK-në: Servilitet i gërditshëm nga të paditur e të pafytyrë kronik
kica-xhelili-per-rtk-ne:-servilitet-i-gerditshem-nga-te-paditur-e-te-pafytyre-kronik

kica-xhelili-per-rtk-ne:-servilitet-i-gerditshem-nga-te-paditur-e-te-pafytyre-kronik

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se Radio Televizioni i Kosovës nuk bënte zë gjatë kohës kur mediumet sllovene raportonin për skandalin e ambasadorit Martin Berishaj, ndërsa tani me një lajm të pakonfirmuar servilosen ndaj pushtetit.

Kica ka përmendur dy raste duke akuzuar RTK-në për servilosje ndaj pushteti.

“Kur televizioni publik slloven e filloi emisionin me skandalet kriminale të Martin Berishajt, deputetët e Vetëvendosjes i mbyllnin sytë dhe ja fshihnin veprat penale në Kosovë. RTK, natyrisht, zgjodhi të mos bëzante aq se e hidhëronte shefin e madh.”

Presidentja Osmani e pret Bebe Rexhën: Shembull i jashtëzakonshëm se çka mund të arrihet me punë e përkushtim
“E kur televizioni boshnjak me burim të pakonfirmuar flet për dy mediume të Kosovës dhe lidhjen e tyre me Vuçiçin, po këta deputet hidhen në vallen e virozave propaganduese patetike, dhe e shpërndajnë si fakt të pakonfestuar. E RTK, hedh sërish vallen e argatit të pushtetit.” – ka shkruar ajo.

Tutje, ajo ka thënë se: “Servilitet i gërditshëm nga të paditurë e të pafytyrë kronik!”.