Kishin përshtatur lokalin për përdorimin e lojërave të fatit, pranga pronarit dhe kamerierit në Lushnjë

Dy persona kanë rënë në pranga të policisë pasi kishin përshtatur lokalin për përdorim të lëndëve narkotike dhe lojërave të fatit. Në kuadër të operacionet “Tempulli” u arrestuan shtetasi 23 vjeç, i cili është pronari i lokalit dhe shtetasi 21 vjeç, i cili punonte si kamerier. Në aparatet celular të këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë [...]Read More...

Kishin përshtatur lokalin për përdorimin e lojërave të fatit, pranga pronarit dhe kamerierit në Lushnjë

Dy persona kanë rënë në pranga të policisë pasi kishin përshtatur lokalin për përdorim të lëndëve narkotike dhe lojërave të fatit.

Në kuadër të operacionet “Tempulli” u arrestuan shtetasi 23 vjeç, i cili është pronari i lokalit dhe shtetasi 21 vjeç, i cili punonte si kamerier.

Në aparatet celular të këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën faqe të ngjashme me ato të lojërave të fatit, dhe nga kontrolli i lokalit u gjetën dhe sekuestruan doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, 1 grirëse, dhe 5 aparate celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al