Komandanti i FSK-së në ShBA takoi drejtuesit më të lartë të ushtrisë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, ka qëndruar për një vizitë zyrtare të Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai në Washington DC, i ka takuar drejtuesit më të lartë të Ushtrisë Amerikane dhe të Byrosë së Gardës Kombëtare të ShBA-së. “Gjeneral Jashari u takua me Shefin e Shtabit të Ushtrisë, Gjeneral Randy […]

Komandanti i FSK-së në ShBA takoi drejtuesit më të lartë të ushtrisë
komandanti-i-fsk-se-ne-shba-takoi-drejtuesit-me-te-larte-te-ushtrise

komandanti-i-fsk-se-ne-shba-takoi-drejtuesit-me-te-larte-te-ushtrise

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, ka qëndruar për një vizitë zyrtare të Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai në Washington DC, i ka takuar drejtuesit më të lartë të Ushtrisë Amerikane dhe të Byrosë së Gardës Kombëtare të ShBA-së.

“Gjeneral Jashari u takua me Shefin e Shtabit të Ushtrisë, Gjeneral Randy George, të cilin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme për FSK-në dhe diskutuan prioritetet e përbashkëta për të ardhmen. Në vijim të vizitës Gjeneral Jashari mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të detyrës së Shefit të Byrosë së Gardës Kombëtare të ShBA-së. Kjo ceremoni u udhëhoq nga Kryesuesi i Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të SHBA-ve, Gjeneral Charles Q. Brown Jr, ku me këtë rast u largua nga detyra Gjenerali Daniel Hokanson. KOMFSK e falënderoi Gjeneralin Hokanson për lidershipin e tij në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të IOWA-s”, thuhet në njoftim.

Kreu i ushtrisë kosovare, gjithashtu mori pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të pozitës së Drejtorit të Ushtrisë së Byrosë së Gardës Kombëtare, ku nga kjo pozitë u pensionua Gjeneral Lejtënant Jon Jensen dhe detyrën e mori Gjeneral Jonathan M. Stubbs.

“Gjatë takimit njoftues me Gjeneralin Stubbs të dy u pajtuan që bashkëpunimi të vazhdojë tutje në stërvitje, trajnime dhe aktivitete tjera të përbashkëta”.