Konjufca: Shtetet dhe NATO i kryen hetimet për Banjskën, çudi që ndërkombëtarët s’veprojnë edhe pse e dinë të vërtetën

Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se ndërkombëtarët po rezervohen për t’i shpalosur rezultatet e hetimeve për sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Ai tha se bashkësia ndërkombëtare e di të vërtetën por s’po vepron. Konjufca tha se edhe NATO ka kryer hetime, por […]

Konjufca: Shtetet dhe NATO i kryen hetimet për Banjskën, çudi që ndërkombëtarët s’veprojnë edhe pse e dinë të vërtetën
konjufca:-shtetet-dhe-nato-i-kryen-hetimet-per-banjsken,-cudi-qe-nderkombetaret-s’veprojne-edhe-pse-e-dine-te-verteten

konjufca:-shtetet-dhe-nato-i-kryen-hetimet-per-banjsken,-cudi-qe-nderkombetaret-s’veprojne-edhe-pse-e-dine-te-verteten

Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se ndërkombëtarët po rezervohen për t’i shpalosur rezultatet e hetimeve për sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Ai tha se bashkësia ndërkombëtare e di të vërtetën por s’po vepron.

Konjufca tha se edhe NATO ka kryer hetime, por tha më pas se “këto janë informata të ndjeshme që nuk ndahen me publikun”.

“Faktorët ndërkombëtarë kanë qenë shumë të rezervuar sa i përket ndarjes dhe shpalosjes së rezultatit të hetimit sa i përket Banjskës, sulmit terrorist. Kjo nuk do të thotë që hetimet nuk ekzistojnë dhe që raportet nuk ekzistojnë, nuk janë përfundu. Rezultatet janë kryer dhe hetimet, përgjithësisht, edhe shtetet nacionale veç e veç i kanë kryer, duke përfshirë edhe NATO-n”, tha Konjufca.

Ai tha se ndërkombëtarët e dinë se s’ka dilema se shteti serb qëndron prapa grupit të Banjskës.

“Mirëpo në kuptimin gjeneral të këtyre informatave ne e dimë që faktorët ndërkombëtarë e dinë që mbështetja e shtetit serb prapa grupit të Banjskës është pa kurrfarë dilema. Kaq ne dimë. E dimë që faktorët ndërkombëtarë e kanë të saktë informatën për nivelin e përfshirjes së shtetit serb sa i përket sulmit të 24 shtatorit. Tash ne presim veprime në përputhje me atë që ata e dinë. Çka po shohim ne është një diskrepancë mesa asaj që ata e dinë, mes nivelit të informatave që ata e kanë, për përfshirjen direkte edhe të presidentit të Serbisë dhe pastaj veprimeve të bashkësisë ndërkombëtare”, tha ai në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“Për ne është e çuditshme dhe e padrejtë që ne jemi ende nën sanksione, kurse shteti serb nuk ka ndonjë pasojë, edhe pas këtyre informatave që bashkësia ndërkombëtare i di”, tha Konjufca.