Konkursi i Ministrisë së Shëndetësisë, kanë aplikuar mbi 500 specializantë privatë

Specializantët privatë po aplikojnë në konkursin e shpallur nga Ministria e Shëndetësisë për 300 punësime. Deri më tani kanë aplikuar mbi 500 specializantë, të cilët janë të interesuar për zgjedhjen The post Konkursi i Ministrisë së Shëndetësisë, kanë aplikuar mbi 500 specializantë privatë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Konkursi i Ministrisë së Shëndetësisë, kanë aplikuar mbi 500 specializantë privatë

Specializantët privatë po aplikojnë në konkursin e shpallur nga Ministria e Shëndetësisë për 300 punësime. Deri më tani kanë aplikuar mbi 500 specializantë, të cilët janë të interesuar për zgjedhjen e statusit të tyre të punësimit.

Aktualisht po bëhen edhe analiza për kuadrin e nevojshëm në institucionet shëndetësore, si dhe profilin e specializantëve që kanë aplikuar.

Deri në fund të këtij viti pritet të zgjidhet statusi i punësimit i 300 specializantëve privatë, ndërsa pas vitit të ri mbetet të zgjidhet edhe statusi i rreth 300 specializantëve të tjerë. Gjatë aplikimit, specializantët janë pyetur për universitetin ku kryhet specializimi, si dhe a janë të interesuar të punësohen sipas vendit ku jetojnë.

“Sigurisht se duhet të bëhet ndonjë listë preliminare, pasi me siguri disa nga ata kolegë janë në vitin e 6-të, të 5-të apo të 4-të të studimeve. Siç është bërë e ditur, ata që janë në përfundim të specializimit do të jenë në mesin e 300 punësimeve të para deri në vitin e ri.”, – theksoi specializantja private, Hristina Ilioska-Çeshlarovska.

Specializantët privatë me anë të protestave disa herë kanë kërkuar zgjidhjen e statusit të tyre, ndërsa në mesin e kërkesave të tyre ishte edhe rritja e kompensimit financiar nga 26 mijë denarë në 40 mijë denarë, si dhe gjatë kësaj periudhe të kenë edhe sigurim shëndetësor dhe pensional. (TVM2)

The post Konkursi i Ministrisë së Shëndetësisë, kanë aplikuar mbi 500 specializantë privatë appeared first on Flaka, në çdo lajm... .