Kosova do të bëhet me muze të grave dhe burrave të dhunuar gjatë luftës

Gjermania mbështet Fondacionin Jahjaga për hapjen e Muzeut për të dhunuarit e luftës në Kosovë The post Kosova do të bëhet me muze të grave dhe burrave të dhunuar gjatë luftës appeared first on Albinfo.

Kosova do të bëhet me muze të grave dhe burrave të dhunuar gjatë luftës

Fondacioni i ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane në Kosovë kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi për hapjen e Muzeut të parë për Gratë dhe Burrat e Dhunuar në Kosovë.

Kështu njoftoi ish-presidentja Jahjaga, e cila tha se marrëveshja u nënshkrua në zyrat e Fondacionit Jahjaga, bashkë me Ambasadorin Gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Ish-presidentja Jahjaga tha se “çështja e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë është një ndër plagët më të rënda të tërë vendit, andaj qëllimi ynë kryesor është të rritet vetëdija e përgjithshme e popullit dhe të luftohet stigma, e cila i rrethon të mbijetuarit”.

“Ashtu siç u kam premtuar që nuk do të lërë gurë pa lëvizur derisa drejtësia të gjejë vend, u premtoj që çdoherë do të jem pranë tyre. Nuk ka paqe të qëndrueshme pa drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë”, tha Jahjaga.

Ndërkaq, ambasadori Rohde, përmes një postimi në X, pasi falënderoi ish-presidenten Jahjaga, tha se Gjermania, gjegjësisht agjenda e Politikës së Jashtme Feministe (në kuadër të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë), e ka mbështetur projektin me 42 mijë euro.

“Ballafaqimi me të kaluarën do të thotë t’u japësh viktimave një zë. Faleminderit, e nderuara Atifete Jahjaga, që keni marrë drejtimin e kësaj çështjeje. Jemi krenarë që mbështesim këtë projekt historik si pjesë e agjendës sonë të Politikës së Jashtme Feministe me 42.000 euro”, shkroi Rohde.

\

The post Kosova do të bëhet me muze të grave dhe burrave të dhunuar gjatë luftës appeared first on Albinfo.