Kryediplomatja japoneze arrin në Kosovë, Gërvalla e pret në aeroport

Ministrja e Jashtme e Japonisë, Yoko Kamikawa, ka arritur në Kosovë për vizitë zyrtare. Ajo është pritur në aeroport nga kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla. “Kjo vizitë historike shënon një hap të rëndësishëm në fuqizimin e marrëdhënieve të forta ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Japonisë dhe një dëshmi e angazhimit të përbashkët për të ndërtuar ura të […]

Kryediplomatja japoneze arrin në Kosovë, Gërvalla e pret në aeroport
kryediplomatja-japoneze-arrin-ne-kosove,-gervalla-e-pret-ne-aeroport

kryediplomatja-japoneze-arrin-ne-kosove,-gervalla-e-pret-ne-aeroport

Ministrja e Jashtme e Japonisë, Yoko Kamikawa, ka arritur në Kosovë për vizitë zyrtare. Ajo është pritur në aeroport nga kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla.

“Kjo vizitë historike shënon një hap të rëndësishëm në fuqizimin e marrëdhënieve të forta ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Japonisë dhe një dëshmi e angazhimit të përbashkët për të ndërtuar ura të reja miqësie dhe partneriteti mes dy vendeve tona”, shkroi Gërvalla në Facebook.

Kamikawa po qëndron në Kosovë në kuadër të një vizite në rajon. Përveç rajonit, ajo ishte edhe në Itali.