Policia e Kosovës vendos kamera sigurie afër Urës së Ibrit

Janë vendosur disa kamera sigurie në pjesën veriore të Mitrovicës, apo saktësisht afër urës së Ibrit. Vendosja e këtyre kamerave është bërë nga Policia e Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar zv/drejtori i policisë rajonale të Mitrovicës Veriore, Veton Elshani, i cili shtoi se arsyeja e vendosjes së këtyre kamerave është menaxhimi i pjesës veriore të […]

Policia e Kosovës vendos kamera sigurie afër Urës së Ibrit
policia-e-kosoves-vendos-kamera-sigurie-afer-ures-se-ibrit

policia-e-kosoves-vendos-kamera-sigurie-afer-ures-se-ibrit

Janë vendosur disa kamera sigurie në pjesën veriore të Mitrovicës, apo saktësisht afër urës së Ibrit. Vendosja e këtyre kamerave është bërë nga Policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zv/drejtori i policisë rajonale të Mitrovicës Veriore, Veton Elshani, i cili shtoi se arsyeja e vendosjes së këtyre kamerave është menaxhimi i pjesës veriore të Mitrovicës me qëllim parandalimin e veprave penale dhe zbulimin e tyre në rast se ndodhin.

“Policia e Kosovës është insitutcioni i vetëm që e bën kontrollimin me video mbikëqyrje të vendeve publike. Policia e kosovës në mandatin e saj e ka prioritet ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, parandalimin e veprave penale dhe zbulimin e tyre në rast se ndodhin, këto bëhen duke i vëzhguar vendet publike me kamera. Në suaza të kësaj, kemi bërë vendosjen e disa kamerave në pjesën veriore në afërsi të urës së Ibrit që e menaxhon pjesën veriore dhe një gjë e tillë do të vazhdojë në të ardhmen”, tha Elshani.

Ai tha se vendosja e kamerave është bërë edhe te “Tre Rrokaqiejtë”. Në total, Elshani u shpreh se është duke u bërë vendosa e 10 kamerave të reja.