Prokurorja e Speciales pas dënimit të Shalës: Hap i rëndësishëm për sundimin e ligjit

Prokurorja e Specializuar e Gjykatës Speciale, Kimberly West, e ka mirëpritur vendimin e sotëm në gjyqin ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pejtër Shalës. West tha se dënimi ndaj Shalës është hap i rëndësishëm për sundimin e ligjit. “Arritja e vënies para përgjegjësisë për krime të rënda – përfshirë edhe kundër atyre personave si z. Shala që […]

Prokurorja e Speciales pas dënimit të Shalës: Hap i rëndësishëm për sundimin e ligjit
prokurorja-e-speciales-pas-denimit-te-shales:-hap-i-rendesishem-per-sundimin-e-ligjit

prokurorja-e-speciales-pas-denimit-te-shales:-hap-i-rendesishem-per-sundimin-e-ligjit

Prokurorja e Specializuar e Gjykatës Speciale, Kimberly West, e ka mirëpritur vendimin e sotëm në gjyqin ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pejtër Shalës.

West tha se dënimi ndaj Shalës është hap i rëndësishëm për sundimin e ligjit.

“Arritja e vënies para përgjegjësisë për krime të rënda – përfshirë edhe kundër atyre personave si z. Shala që kishin shmangur më parë për disa vjet juridiksionin e gjykatave të Kosovës – është një hap i rëndësishëm për sundimin e ligjit”, tha West, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ajo tha se dita e sotme është gjithashtu një ditë kur i kujtojnë dhe i përulen viktimave të krimeve të Shalës, që sipas saj, ishin kryesisht shqiptarë të Kosovës.

“Dita e sotme është gjithashtu një ditë kur ne kujtojmë dhe përulemi para viktimave të krimeve të z. Shala, që ishin kryesisht shqiptarë të Kosovës, dhe atyre familjeve që kanë pritur për një çerek shekulli që i Akuzuari të vihet para përgjegjësisë”, tha më tej ajo.

Këtë të martë, Gjykata Speciale vendosi që ta dënonte me 18 vjet burgim ish-ushtarin e UÇK-së, Pjetër Shalën.

Sipas Speciales, krimet e Shalës u kryen në periudhën prej rreth 17 majit 1999 deri më 5 qershor 1999, kundër personave që ishin paraburgosur në Uzinën Metalike në Kukës të Shqipërisë.

Trupi Gjykues konstatoi në aktgjykimin e tij se të paktën 18 persona ishin mbajtur në kushte çnjerëzore e degraduese dhe i ishin nënshtruar abuzimit psikologjik e fizik, dhe një nga viktimat u vra.

Në mesin e provave të parashtruara gjatë gjyqit ishin deklarata në të cilat Shala pranonte praninë e tij në Uzinën Metalike në Kukës gjatë periudhës së aktakuzës dhe keqtrajtimin e të burgosurve.