Kryeministri i Kosovës takoi mërgatën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas arritjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbrëmë, është takuar me mërgimtarët në Çikago. Sipas njoftimit të lëshuar nga qeveria, në një bashkëbisedim të hapur dhe miqësor, Kurti e prezantoi diasporën atje me arritjet e Qeverisë përgjatë këtij mandati, dyfishimin e eksporteve vendore dhe investimeve të huaja, forcimin e […] The post Kryeministri i Kosovës takoi mërgatën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës appeared first on Albinfo.

Kryeministri i Kosovës takoi mërgatën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas arritjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbrëmë, është takuar me mërgimtarët në Çikago.
Sipas njoftimit të lëshuar nga qeveria, në një bashkëbisedim të hapur dhe miqësor, Kurti e prezantoi diasporën atje me arritjet e Qeverisë përgjatë këtij mandati, dyfishimin e eksporteve vendore dhe investimeve të huaja, forcimin e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe objektivat tona të mëtejme për zhvillimin dhe të ardhmen e Kosovës.
“Ndër to, u veçua vëmendja në sektorë si teknologjia e informacionit, por edhe sektori i energjisë dhe tranzicioni drejt energjisë së ripërtërishme. U përmendën bursat për gratë dhe vajzat që studiojnë në fushat STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë); por edhe ankandi i parë i zhvilluar në vend për ndërtimin e centralit solar prej 100 megavatëve, në të cilin doli fitues një konzorcium me kompani nga Zvicra e Gjermania dhe diaspora jonë. Kryeministri Kurti theksoi se progresi demokratik dhe ekonomik që ka njohur vendi ynë ka ndikuar në kthimin e Kosovës në një vend tërheqës për sjelljen e investimeve, e ku dhe diaspora jonë ka më shumë mundësi për të kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e vendit”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Në takim, Kurti theksoi se mërgata luan një rol të rëndësishëm në planet tona për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

The post Kryeministri i Kosovës takoi mërgatën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës appeared first on Albinfo.