Kosovë: IKSHPK konstaton rritje të rasteve me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës ka njoftuar se kanë konstatuar rritje të rasteve të COVID-19 në mostrat e testuara ditëve të fundit, me dominim të simptomave respiratore në mesin e të prekurve. Sipas njoftimit, gjatë periudhës 14 -19 gusht 2024, në IKSHPK janë raportuar 400 testime të kryera për SARS COV-2, prej të […] The post Kosovë: IKSHPK konstaton rritje të rasteve me COVID-19 appeared first on Albinfo.

Kosovë: IKSHPK konstaton rritje të rasteve me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës ka njoftuar se kanë konstatuar rritje të rasteve të COVID-19 në mostrat e testuara ditëve të fundit, me dominim të simptomave respiratore në mesin e të prekurve.

Sipas njoftimit, gjatë periudhës 14 -19 gusht 2024, në IKSHPK janë raportuar 400 testime të kryera për SARS COV-2, prej të cilave 177 raste kanë rezultuar pozitiv, ndërsa Klinika Infektive e QKUK-së ka raportuar për 2 të vdekur gjatë kësaj periudhe nga COVID-19.
IKSHPK-ja rithekson se vaksinimi vazhdon të jetë masë efektive mbrojtëse, veçanërisht ndaj formave më të rënda të sëmundjes dhe, për shkak të zbehjes së imunitetit me kalimin e kohës, individët në rrezik më të lartë dhe sëmundje kronike rekomandohet të vaksinohen, transmeton albinfo.ch.

The post Kosovë: IKSHPK konstaton rritje të rasteve me COVID-19 appeared first on Albinfo.