Kryetari i Istogut i reagon Durmishit për “korridorin e turizmit”: Është projekt i yni, ju ligjërojmë si punohet

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati i tha zëvendëskryeministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi se komuna e tij mund t’i ligjërojë nivelit qendror “se si punohet”. Pasi Durmishi tha se Lumir Abdixhiku po mashtron meqenëse kryetari i LDK-së shpërndau një video nga një projekt që tha se po bëhet në Istog, Ferati ndërhyu duke thënë se kjo […]

Kryetari i Istogut i reagon Durmishit për “korridorin e turizmit”: Është projekt i yni, ju ligjërojmë si punohet
kryetari-i-istogut-i-reagon-durmishit-per-“korridorin-e-turizmit”:-eshte-projekt-i-yni,-ju-ligjerojme-si-punohet

kryetari-i-istogut-i-reagon-durmishit-per-“korridorin-e-turizmit”:-eshte-projekt-i-yni,-ju-ligjerojme-si-punohet

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati i tha zëvendëskryeministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi se komuna e tij mund t’i ligjërojë nivelit qendror “se si punohet”.

Pasi Durmishi tha se Lumir Abdixhiku po mashtron meqenëse kryetari i LDK-së shpërndau një video nga një projekt që tha se po bëhet në Istog, Ferati ndërhyu duke thënë se kjo ishte projektuar nga Komuna.

“Faza e II-të e projektit “Ndërtimi i rrugës, Istog – Bjeshka e Moknes”. Jashtëzakonisht krenarë që përmes kësaj rruge po hapim shtigje të reja drejt zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë në gjithë Kosovën. Ps: Për Durmishin&Co, Projekti Mokna i projektuar nga Komuna, mbikëqyrja e menaxhimi nga Komuna, procedurat e prokurimit që Komuna e Istogut bën për dallim prej jush rezultojnë në ekzekutim të shkëlqyeshëm në teren!”, shkroi Ferati.

“Të gatshëm jemi kurdo për t’ju ligjëruar se si punohet!”, shtoi ai.