Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi takohet me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka realizuar takim me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili ka qëndruar për vizitë në Maqedoninë e The post Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi takohet me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi takohet me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka realizuar takim me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili ka qëndruar për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

“Sot, në një takim joformal, e prita ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, me ç’rast kishim mundësi të bashkëbisedojmë për çështje të interesit të përbashkët mes dy shteteve.

Me këtë rast i konstatuam marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona dhe detyrimin për thellimin e këtij bashkëpunimi. Menaxhimi i pikave të përbashkëta kufitare, mirëkuptimi në kërkesat e ndërsjella dhe respektimi i marrëveshjeve reciproke ishin po ashtu në fokus të këtij takimi.

Maqedonia e Veriut dhe Kosova do ta vazhdojnë partneritetin dhe bashkëpunimin në frymë të fqinjësisë së mirë dhe vlerave të përbashkëta euroatlantike”, thuhet në njoftimin e kryeparlamentarit Afrim Gashi.

The post Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi takohet me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla appeared first on Flaka, në çdo lajm... .