Limani: Komuna e Gostivarit së shpejti me linjë telefonike dhe e-mail për denoncim të korrupsionit

Kabineti i Komunës së Gostivarit dhe ai i Ministrisë për qeverisje të mirë dhe transparencë u bënë bashkë për të diskutuar përvojat e komunave në kuader të strategjisë anti-korrupsion, planeve The post Limani: Komuna e Gostivarit së shpejti me linjë telefonike dhe e-mail për denoncim të korrupsionit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Limani: Komuna e Gostivarit së shpejti me linjë telefonike dhe e-mail për denoncim të korrupsionit

Kabineti i Komunës së Gostivarit dhe ai i Ministrisë për qeverisje të mirë dhe transparencë u bënë bashkë për të diskutuar përvojat e komunave në kuader të strategjisë anti-korrupsion, planeve komunale për detektimin e rreziqeve të korrupsionit dhe konfliktet e interesit dhe rritjen e transparencës në nivelin e komunave.

Në takim, u.d. kryetar i komunës së Gostivarit, Valbon Limani dhe zv.kryeministri për qeverisje të mirë Arben Fetai theksuan se pushteti lokal dhe ai qendror, si dhe institucionet e tjera relevanet duhet të punojnë ngushtë nëse duam rezultate në luftën kundër korrupsionit. Limani në këtë drejtim paralajmëroi se së shpejti qytetarët e Gostivarit do të kenë në dispozicion edhe një numër telefoni dhe e-mail zyrtar për denoncim të korrupsionit në nivel lokal.

“Me zv.kryeministrin biseduam rreth Planit vejtor për evitimin e rreziqeve nga korrupsioni për qeverisjen e mirë, për rritjen e transparencës të komunës tonë, si dhe të gjithë proceset të cilat kanë të bëjnë me transparencën dhe me korrupsionin. Biseduam rreth ideve të cilat i kemi si komunë, njëra nga idetë është që Komuna e Gostivarit të vendos një linjë telefonike për qytetarët të cilët do të mund të paraqesin korrupsionin në nivel lokal për të gjitha institucionet që kanë të bëjnë me Komunën e Gostivarit, si dhe një e-mail i posaçëm zyrtarë ku mund t’i paraqesin këto raste. Gjithashtu, diskutuam edhe për organizimin e një debati nga shatatori ku do të kishte marrë pjesë edhe zv.kryeministri, por edhe aktorë të tjerë të cilët kanë të bëjnë me institucionet ku do bisedonim pak më shumë për këtë temë. Biesduam edhe për projektet e komunës sonë që do vijnë nga ana e Qeverisë, besoj nga muaji shtator”, deklaroi Valbon Limani, u.d. kryetar i Komunës së Gostivarit.

Zv.kryeministri Fetai bëri të ditur se planin kundër-korrupsion këtë vit nga qindra institucione e kanë dorëzuar vetëm 41, kurse prej 81 komunave, plan kanë bërë vetëm dhjetë, mesin e tyre edhe komuna e Gostivarit. Këto të dhëna janë shqetësuese për njeriun e parë për qeverisje të mirë, i cili beson se periudhën e ardhshme, do ti bind edhe institucionet tjera të përgatisin dhe dorëzojnë plane kundër korrupsionit.

“Për dy – tre vite tanimë ka një kërkesë dhe vendim të Qeverisë sipas së cilit institucionet qendrore por edhe ato lokale duhet të dorëzojnë plane për detektimin e rreziqeve të korrupsionit dhe të konfliktit të interesit. Po ua them këtu se fatkeqësisht për shkak të mungesës së vullnetit politik, shkalla e përgjigjes që Qeveria ka marrë në bazë të këtij vendimi, është shumë e ulët. Poshteti që sapo u largua nuk ka bashkëpunuar me nivelin qendror, por edhe vetë agjencitë qendrore nuk kanë dorëzuar këto plane për të cilat janë dakorduar në nivel Qeverie. Prej qindra institucioneve qendrore të cilat kanë pasur për obligim plane të tilla për eleminim të rreziqeve nga korrupsioni, vetëm 41 të tilla kanë dorëzuar plane për këtë vit në Qeveri, prej tyre vetëm dhjetë komuna, ndër to është komuna e Gostivarit”, deklaroi Arben Fetai, zv.kryeministër për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë.

Fetai tha se do të vizitojë edhe ato komuna që drejtohen nga BDI, ndërsa shtoi se komunat dhe institucionet tjera që kanë ngecur në fushën e planit, do të mbështeten që t’i krijojnë të njejtat, nëse kjo nuk do jap rezultat, do të ketë presone, por jo edhe sanksionime pasi nuk ka mekanizma ligjore për një gjë të tillë. Sqaroi se gjatë vizitave do të diskutohet edhe për investimet në infrastrukturë nga niveli qënrorë që pritet të fillojnë nga shtatori. Ai premtoi se për 250 milionë euro që pritet t’u shpërndahen komunave nga Qeveria, do të ketë transparencë të plotë dhe se nuk do të lejojë diskriminim.

“Në nivel të Qeverisë dhe në kuadër të programit të Qeverisë kemi kritet për shpërndarjen e fondeve në nivelin komunal të cilat do të jenë në bazë të përqindjes të secilës komunë, në kuadër të popullatës së përgjithshme të vendit dhe me kritere transparente për alokimin dhe shpërndarjen e këtyre fondve në bazë të projekteve që do shpallen ku duhet natyrisht komuna të konkurrojnë me projekte. Komunat më të fuqishme ndoshta do kenë më tepër fonde, por ne do i përkrahim të gjitha komunat përfshi edhe ato rurale që thithja e fondeve prej lartë të ketë shpërndarje porporcionale dhe transparente”, deklaroi më tej Fetai.

Fetai tha se fatkeqësisht Zyra për kthim të aseteve kriminale e cila funksionon në kuadër të Porkurorisë Publike, nuk jep rezultate pasi funksionon me vetëm dy njerëz, e sipas tij, pushteti i kaluar nuk ka shprehur gatishmëri për ta bërë atë me funksion të plotë. Theksoi se turin e vizitave e ka filluar me Komunën e Gostivarit, pasi siç u shpreh, ajo është shembull i transparencës dhe qeverisjes së mirë. Ndryshe, Qeveria në vitin 2022, i ka obliguar institucionet që të dorëzojnë Plane vjetore për vlerësimin e rreziqeve të korrupsionit. Sipas metodologjisë së përgatitur nga USAID institucionet duhet të ndërmarrin veprime konkrete për të detektuar dhe reduktuar rreziqet e korrupsionit. Qëllimi përfundimtar është të kemi administratë efikase dhe efektive që ofron shërbime cilësore për qytetarët. FLAKA

The post Limani: Komuna e Gostivarit së shpejti me linjë telefonike dhe e-mail për denoncim të korrupsionit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .