Ku ka më shumë milionerë në botë

SHBA, sërish zë vendin e parë në botë me gati 5.5 milionë milionerë The post Ku ka më shumë milionerë në botë appeared first on Albinfo.

Ku ka më shumë milionerë në botë

Rritjen më të madhe të numrit të milionerëve në botë në dhjetë vjetët e fundit e ka shënuar Vietnami, nga vendet evropiane Malta dhe Monako hynë në dhjetëshen e parë.

Rënia më e madhe, sa i përket numrit të milionerëve, ka shënuar Nigeria me 48 %, e ndjekur nga Brazili dhe Rusia me përkatësisht 28 dhe 26 %.

SHBA, pavarësisht se ishte në vendin e nëntë me një rritje prej 62 %, sërish zë vendin e parë në botë me gati 5.5 milionë milionerë, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.

Vietnami, ekonomia e të cilit është në rritje si në Kinë dhe Indi, me një rritje prej 98%, sot ka 19.400 milionerë, sipas Visual Capitalist, i cili saktëson se raporti ndjek individët që kanë pasuri likuide të investueshme prej një milion dollarësh ose më shumë. Shifrat, shtojnë ata, janë të rrumbullakosura në njëqind dhe përfaqësojnë banorët e çdo vendi deri në dhjetor 2023.

India dhe Kina kanë fituar qindra mijëra milionerë të rinj në dhjetë vitet e fundit, duke konsoliduar pozitat e tyre si lojtarët kryesorë në pasurinë globale.

Kina, ku numri i milionerëve u rrit me 92%, sot ka më shumë se 860.000 dhe India, me një rritje prej 85%, ka 326,000 milionerë. Mauritius, i cili është në vendin e tretë në listën e vendeve me rritjen më të madhe të numrit të milionerëve, pas Indisë dhe Vietnamit, sot ka 5100, me një rritje prej 87 %.

The post Ku ka më shumë milionerë në botë appeared first on Albinfo.